• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i Steve Banon për rendin e ri politik të Europës

by Java News
19/09/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Richard Bravo, Gregory Viscusi, Nikos Chrysoloras dhe Joshua Green – Bloomberg

Steve Banon i dha një dorë rendit të ri politik në SHBA, para se të ndahej nga presidenti Donald Trump. Tani ai po përpiqet të rikrijojë të njëjtën lavdi në Europë.

Banon parashikon një “udhëtim” në disa vende të Europës, për të nxitur liderët populistë dhe partitë e tyre të hyjnë në një aleancë të gjerë dhe të krijojnë një pikëmbështetje më të madhe për politikat e tyre në Parlamentin Europian.

Grupi me bazë në Bruksel është quajtur Lëvizja (The Movement) dhe është themeluar nga politikani belg Mischael Modrikamen. Strategjia e tij është vënia e theksit te rëndësia e sovranitetit kombëtar, forcimi i kufijve, kufizimi i emigracionit dhe lufta ndaj të ashtuquajturit radikalizëm islam, të gjitha këto mjete që do të përdoren për të rritur partitë nacionaliste në prag të zgjedhjeve parlamentare të BE-së në maj.

Nxitja për të bashkuar forcat populiste rrit shqetësimet te disa liderë të BE-së si presidenti francez, Emmanuel Macron. Liderët e BE-së, të cilët takohen sot në Salzburg të Austrisë, pritet të diskutojnë dy prej kërcënimeve ekzistenciale të unionit: emigracionin dhe Brexit-in, të dyja çështje që nacionalistët kanë ditur t’i përdorin shumë mirë.

“Parti të tilla nëpër Europë po “zgjohen””, tha Banon në një intervistë javën e kaluar, kur shtoi se dëshiron të shohë kandidatë të ngjashëm që fitojnë vende në Parlamentin e BE-së për të vepruar më pas si një bllok i vetëm.

Liderë ikonikë

Forcat politike po rreshtohen para një përplasjeje mbi principet themelore për të cilat kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ngritur disa pikëpyetje, në lidhje me kohezionin e ardhshëm të BE-së. Plani i Britanisë për t’u larguar nga Blloku në mars, agresioni rus, kthimi i demokratëve në Evropën Lindore dhe axhenda e Trump-it “Amerika e para” po tërhiqen drejt themeleve të projektit europian.

Deri tani, Lega e Matteo Salvinit dhe e djathta ekstreme Brothers of Italy janë dy grupet e vetme që janë rreshtuar zyrtarisht me Lëvizjen, e cila do t’u ofrojë atyre dhe partive simotra sondazhe, analiza të të dhënave e të tjera shërbime konsulence. Por grupi nuk do të përfshihet në përzgjedhjen e kandidatëve apo përcaktimin e platformave partiake.

Mbështetja që ofrojnë Bannon dhe Modrikamen po i rrit gjasat e një përplasjeje zgjedhore mes grupeve populiste që kanë fituar terren në shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Poloninë, Francën dhe Suedinë dhe përkrahësve të establishmentit liberal, si francezi Macron, belgu Charles Michel, holandezi Mark Rutte apo luksemburgasi Xavier Bettel. Katër liderët e Beneluksit diskutuan një strategji evropiane këtë muaj për të luftuar ngritjen e populizmit, duke eksploruar mundësinë e bashkimit të forcave me disa parti evropiane përpara zgjedhjeve.

Themelimi i konventës

Bannon dhe Modrikamen synojnë të mbajnë një konventë themeluese në Bruksel në fund të nëntorit, me një plan përfundimtar për të pasur aleatë në të 27 vendet anëtare të BE-së. Ata kanë dyshime nëse partitë nacionaliste do të fitojnë shumicën e vendeve në parlamentin e BE-së, por do të dëshironin që të paktën një e treta e vendeve të jenë në gjendje të “vendosin me anë të mohimit “, sipas Bannon, duke i lejuar ata të ndërhyjnë në politikat e mëtejshme integruese.

Partitë europiane thjesht po e dëgjojnë mesazhin e Bannon. Përveç Lega-s së Salvinit, edhe Fronti Kombëtar i Marine Le Pen në Francë, i cili riemërtoi veten Bashkimi Kombëtar pas humbjes përballë Macron vitin e kaluar, ka pasur kontakte të rregullta me Bannon për disa muaj, thotë Nicolas Bay, sekretar i përgjithshëm i partisë dhe anëtar i Parlamentit Europian.

“Ne i shohim me interes dhe vullnet të mirë iniciativat që ai kërkon të ndërmarrë për të ndihmuar aktivitetet e forcave nacionaliste në Evropë”, është shprehur Bay.

Partia e Lirisë në Austri duket se po bën të vështirën. Aktualisht pjesë e koalicionit qeveritar, ky grupim politik kërkon të zgjerohet dhe të zhvillohet, por “jo nën udhëheqjen e dikujt nga një kontinent tjetër”, tha sekretari i përgjithshëm Harald Vilimski në televizionin publik austriak. Megjithatë, ai është shprehur se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me mediat e Bannon ose me projekte “think tank”.

Është ende herët, sipas Modrikamen, i cili thotë se fushata e ardhshme “për herë të parë do të ketë debat të vërtetë dhe një linjë të vërtetë ndarëse në zgjedhjet evropiane”.

Ai dhe Bannon i bashkuan forcat në qershor. Paralelisht ai është i zënë me përgatitjet për zgjedhjet e këshillit bashkiak në Bruksel më 14 tetor, në të cilat kandidon gruaja e tij. Ndërsa qëllimi përfundimtar mbetet që të ketë një staf të përkushtuar prej 10 deri në 15 personash për Lëvizjen, asnjë nuk është angazhuar deri tani dhe ai po përdor gjashtë punonjës të partisë së tij.

“Ne duam të fitojmë betejën në zemër të BE-së”, tha Modrikamen në një intervistë në shtëpinë e tij në Bruksel, e cila gjithashtu shërben si seli e partisë së tij. “Ne duam të jemi zëri i njerëzve të zakonshëm që ndihen të tradhtuar nga elitat”, thotë ai.

ma.me

Next Post
Mbi 4 mijë paketa kontrabandë, dy të arrestuar nga Shkodra

Mbi 4 mijë paketa kontrabandë, dy të arrestuar nga Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
Raporti 2025/ Prijnë krimet kundër rendit, ndjekin vjedhjet! Tirana më ‘kriminale’, Dibra më paqësore

Raporti 2025/ Prijnë krimet kundër rendit, ndjekin vjedhjet! Tirana më ‘kriminale’, Dibra më paqësore

May 10, 2026
Rama fiton gjyqin për shpifje me ish-Bletën e Artë për një koment në instagram! Brisida Shehaj: Do apeloj vendimin

Rama fiton gjyqin për shpifje me ish-Bletën e Artë për një koment në instagram! Brisida Shehaj: Do apeloj vendimin

May 10, 2026
“Po krijohet shqiptari pa gjuhë, pa flamur dhe pa himn”, botuesi shqiptar në RMV reagon pas Kongresit të VLEN

“Po krijohet shqiptari pa gjuhë, pa flamur dhe pa himn”, botuesi shqiptar në RMV reagon pas Kongresit të VLEN

May 10, 2026
Qeveria gjermane refuzon të japë informacion mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë

Qeveria gjermane refuzon të japë informacion mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë

May 10, 2026
“Shtyllë për qeverisje etike dhe goditje ndaj korrupsionit”, Ministria e Arsimit miraton Planin e ri të Integritetit

“Shtyllë për qeverisje etike dhe goditje ndaj korrupsionit”, Ministria e Arsimit miraton Planin e ri të Integritetit

May 10, 2026
Operacioni në portin e Tenerifes, evakuohen pasagjerët e anijes MV Hondius pas shpërthimit të Hantavirusit

Operacioni në portin e Tenerifes, evakuohen pasagjerët e anijes MV Hondius pas shpërthimit të Hantavirusit

May 10, 2026
“Plazhe të kristalta, fshatra historike dhe rrënoja antike”, revista prestigjioze sjell Shqipërinë në fokusin e turizmit botëror

“Plazhe të kristalta, fshatra historike dhe rrënoja antike”, revista prestigjioze sjell Shqipërinë në fokusin e turizmit botëror

May 10, 2026
Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

May 10, 2026
Fitore e madhe mes tensionit, Tirana mposht Elbasanin dhe siguron qëndrimin në Superiore

Fitore e madhe mes tensionit, Tirana mposht Elbasanin dhe siguron qëndrimin në Superiore

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In