• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 milionë euro! Zbardhet vendimi, ja politikat prioritare

by B K
04/08/2025 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin e strehimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Për këtë ka ndarë veç një fond të konsiderueshëm në vlerën e 15.5 milionë eurove. Ky vendim pason përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të vënë strehimin prioritet financiar dhe institucional, duke e vendosur si një ndër shtyllat kryesore të politikës së ndihmës sociale në kuadër të zhvillimit urban. Synimi final është shumë ambicioz.

“Objektivi i programit është të sigurojë deri në vitin 2030 strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,000 individëve/familjeve që kanë aplikuar për strehim dhe që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave”, citohet në dokumentin e miratuar nga qeveria.

Që para zgjedhjeve qendrore, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, bëri me dije vendimin e qeverisë për të përfshirë këtë nismë në agjendën shoqërore të qeverisë duke rritur fondet e strehimit. “Fondi për programin e strehimit social do të rritet 10-fish krahasuar me nivelin e deritanishëm”, – deklaroi Gonxhja, por pa përmendur shifra konkrete. Sipas tij, ky alokim i ri do të mundësojë ndërtimin dhe shpërndarjen e banesave sociale me kosto të ulët, duke përfshirë edhe mekanizma bonusi dhe kredie për familjet në nevojë. Po ashtu, Gonxhja paralajmëroi edhe një paketë të re që lidh familjen, fëmijën dhe punonjësin me strehim — përmes një sistemi bonusi për çdo fëmijë të lindur, duke ofruar zbritje të menjëhershme nga çmimi i banesës për familjet që përfitojnë nga programi social.

Sakaq, për punonjësit e administratës publike ka një fond të përvitshëm për mbulimi e kredive për shtëpi. Një tjetër aspekt i përmendur është bashkëpunimi me Entin e Strehimit dhe Bashkinë Tiranë, e cila ka siguruar toka publike për ndërtimin e banesave që do të ofrohen me çmime të ulëta dhe pagesa të përballueshme për familjet me të ardhura të ulëta.

Kjo nismë është në një linjë me strategjitë kombëtare dhe ligjin për strehimin social (Ligji nr./ 22/2018), i cili ndalon që kostoja e strehimit të tejkalojë 25% të të ardhurave familjare dhe aplikon kritere bazuar në mundësitë ekonomike. Kështu, me rritjen 10-fish të fondeve dhe angazhimin e qeverisë për kredi të buta, bonuse dhe programe sociale, synohet strehim me kushte të përballueshme për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Realizimi, 144 milionë lekë të shpenzuara për strehimin në 4 muajt e parë të vitit

Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill. Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.

“Ky tregues llogaritet në mënyrë kumulative nga viti bazë 2016 dhe deri në fund të 4- mujorit të parë të vitit 2025 janë adresuar nevojat e 24 019 familjeve, duke realizuar objektivin afatgjatë në masën 68.6%. Gjatë 4-muajorit të parë të 2025-ës u shpenzuan 144 milionë lekë, ose 11% për qind e buxhetit të planifikuar”, – thuhet në dokumentin e MEKI. Sa i takon realizimit, janë disa zëra që përfitojnë nga program i strehimit. Rreth 5900 familje kanë përfituar nga subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese në vlerën 41.7 milionë lekë, 100 familje kanë përfituar subvencionim të interesave për kredi të reja me vlerën 19 milionë lekë, 721 familje kanë përfituar subvencionim të qirasë në tregun e lirë sipas Ligjit nr.22/2018, i ndryshuar me vlerë prej 76.5 milionë lekë; 110 familje kanë përfituar subvencionim qiraje për shpronësimin nga ndërtimi i Unazës së Madhe, me kosto faktike 5 milionë lekë.

Ministria vlerëson se për sa u përket investimeve publike, realizimi për katërmujorin e parë të 2025- ës ishte 35% e buxhetit fillestar dhe 27% e buxhetit të rishikuar. Buxheti i shpenzimeve kapitale pësoi ndryshime gjatë vitit, duke shtuar shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në masën 1 miliardë lekë, në zërin ‘Transfertë kapitale’, me Aktin Normativ nr.3, datë 29.04.2025.

Next Post
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com