• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i mësimit fetar në shkolla shqetëson mësuesit në Shqipëri

by A R
12/04/2016 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa mësues dhe pedagogë shqiptarë kanë kritikuar një nismë të qeverisë për të përshirë edukimin fetar dhe historinë si lëndë me detyrim në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme.

Kryeministri Edi Rama ditën e dha këtë njoftim ditën e premte në një ceremoni që përkujtonte lindjen e Profetit Muhamed dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e konfirmoi këtë gjë ditën e hënë.

Në një intervistë për televizionin Top Channel, ministri hodhi poshtë frikën se nisma mund të vërë në rrezik tiparin tradicional laik të vendit.

“Projekti pilot fillon në shtator dhe përfshin pesë shkolla 9-vjeçare dhe pesë shkolla të mesme. Po punojmë ende për përmbajtjen e librave dhe po marrim sugjerime nga Observatori France i Sekularizmit,” tha ajo.

“Dua t’i siguroj kritikët se këto nuk janë mësime fetare, por do t’i mësojnë nxënësit mbi historinë dhe kulturën e fesë,” vazhdoi ajo.

Por shumë mësues besojnë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis mësimit të vetë fesë dhe të historisë së fesë.

“Duam t’i bëjmë thirrje ministres të mos nxitohet duke thënë se ata do të mësojnë kulturën e fesë dhe jo fenë,” tha Artan Fuga, dekan i Universitetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë.

Edmond Dragoti, një profesor psikologjie në Universitetin e Tiranës, tha për BIRN se edhe të flasësh për historinë dhe filozofinë e fesë në shkolla publike bie ndesh me kulturën laike të shtetit.

“Nuk e kemi gjithashtu luksin për të folur për mësim feje në shkollat tonë, kur institucionet tona arsimore ende nuk kanë kurrikulën e nevojshme shkencore,” shtoi ai.

Përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri e mirëpresin idenë dhe thanë për mediat se ata tashmë po i japin sugjerime Ministrisë së Arsimit mbi gjërat që duhen përfshirë në librat shkollorë.

Kryeministri Rama shprehet se nëse nxënësit mësojnë mbi fenë, ata do të jenë të mbrojtur nga propaganda ekstremiste dhe praktika që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë.

Por disa mësues shprehen se mungesa e një kulture fetare nuk është faktori më i rëndësishëm që i çon njerëzit drejt aktiviteteve terroriste.

“Argumenti se mësimi i fesë do të ndalojë terrorizmin nuk ka aspak kuptim. Faktorët më të rëndësishëm në nxitjen e ekstremizmit janë papunësia, mungesa e integrimit dhe një sistem gjyqësor ku të gjithë janë të barabartë,” tha Dragoti për BIRN.

Next Post

Zyrtari i Kosovës: Po të mundesha, do ta ngjallja Enverin për një vit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In