Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon një propozim të ri për t’iu kundërpërgjur refuzimit të Presidentit Macron kundër Shqipërisë dhe Maqedonsië së Veriut.
Në takimin e nesërm, Kancelarja Merkel, pritet t’i propozojë Macron që debati të shtyhet për në muajin Dhjetor ku ai duhet të paraqesë një “Road Map” për projektin e tij për reformimin e Evropës dhe ky plan të jetë o kombinuar me një përgjigje konkrete për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisidimet.
Burime diplomatike në Bruksel thanë për gazetën “TemA” se në mbledhjen e nesërme nuk pritet të merret asnjë vendim dhe propozimi do të jetë që vendimi të shtyhet për në muajin dhjetor, ku të shikohet mundësia e harmonizimit të propozimit francez me propozimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
g.kosovari