• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i masave për përballimin e të nxehtit, Manastirliu: 9 njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore

by A R
17/07/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

Gjatë inspektimit në një prej pikave të hapura enkas në sheshin Skënderbej, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije shtimin e 9 njësive të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor me autoambulanca në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër.

“Kemi vendosur për të patur një strukturë në qendër të qyteteve, duke filluar nga Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra, si dhe në Tiranë do të kemi 4 njësi të autobulancave, së bashku me stafet përkatëse, pikërisht këtu në Sheshin “Skënderbej”, në zonën e Bulevardit të Ri, në zonën e “21 Dhjetorit”, dhe gjithashtu në Parkun e Liqenit. Njësitë e automabulancave do të qëndrojnë këtë javë, duke vlerësuar edhe në dinamike se si do jenë temperaturat edhe në javën e ardhshme, do të qëndrojnë në këto sheshe që kemi përcaktuar, nga ora 11 e paradites, deri në orën 6 të pasdites, për të garantuar kujdesin maksimal për qytetarët, pushuesit, por edhe turistët që vijnë e frekuentojnë qytetet tona”, bëri me dije Manastirliu.

Teksa u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar nga vala e të nxehtit, Ministrja Manastirliu foli për planin e masave dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

“Kjo është pjesë e planti tonë të masave për sezonin turistik, ndërkohë që ne kemi hapur 30 qendrat shëndetësore verore, pranë plazheve, bregdetit e gjithashtu edhe në zonat tona malore. Kemi 18 postacione të autoambulancave përgjatë gjithë vijës bregdetare, që të kemi një shërbim sa me të shpejtë, për qytetarë që kanë probleme të urgjencës apo emergjencës. Gjithashtu po shtojmë edhe 9 njësi, postacione të autoambulancave, të cilat duhet të koordinojnë së bashku me Njësinë Mjekësore të Ushtrisë, që të sigurojmë një shërbim sa më të shpejtë mjekësor”,- nënvizoi Manastirliu.

Zv/Shefe e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Manushaqe Shehu, tha se ekipet do të jenë në gatishmëri 24 orë në terren për gjithë qytetarët që kanë nevojë.

“Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë 24 orë për ti ardhur në ndihmë gjithë popullsisë civile që ka nevojë. Ne jemi duke bashkëpunuar që ekipet tona mjekësore të ndodhen pranë qytetarëve në nevojë”.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Eugena Tomini, i’u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin orët e nxehta të pikut të vapës.

“Rekomandimet janë për secilën grupmoshë, duke filluar nga nënat shtatëzëna, duke vazhduar tek nënat me fëmijë të vegjël dhe që ushqejnë me gji, ne grupmoshën e tretë, në presonat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të evitojnë totalisht pikun e ditës për të elemiuar sa me shumë pasojat e goditjes nga dielli.

ekomandohet të qëndrojnë në ambiente të fresketa, të vijojë trajtimi për pacietët me sëmundje kronike me medikamente, të konsumojnë sa me shumë ujë. Kujdes nga përdorimi sheqernave dhe akoolit”,- tha Tomini.
Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Next Post
Bardhi: Nxitimi për të zgjedhur kryetarin e ri s’është shpëtim. Ndarja brenda PD i intereson vetëm Ramës

Çështja Ahmetaj, Bardhi: Duam interpelancë urgjente me Ramën, nuk pranojmë të deleguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In