• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Plani i Kosovës për vaksinimin kundër COVID-19

by
28/03/2021 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë, të dielën më 28 mars, do të arrijë kontingjenti i parë me24.000 doza të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, thonë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontingjenti i parë i vaksinave, sipas një njoftimi të kryeministrisë së Kosovës, do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në ora 20:15.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.

Faza e parë: Vaksinimi i grupeve më rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtoret shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Numri i përgjithshëm i këtij grupi llogaritet të jetë 54.000 persona apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Sipas këtij plani, kohëzgjatja e fazës se parë do të jetë 20 ditë dhe gjatë të gjitha seancave të vaksinimit do të sigurohet zbatimi i të gjitha masave për parandalimin dhe kontrollin e infektimit.

Vëmendje e veçantë, thuhet në Planin e imunizimit, do t’i kushtohet barazisë në shpërndarjen e vaksinave. Rreth 11.000 doza vaksinash do t’i dedikohen vaksinimit të 5.400 punonjëseve shëndetësorë dhe të moshuarve (10 për qind e popullsisë që vaksinohen në fazën e parë) në dhjetë komuna të banuara me shumicë serbe. Strategjia e shpërndarjes së vaksinave për këto komuna është e njëjtë me komunat tjera.

Faza e dytë do të përfshijë grupmoshat mes 65-79 vjeç, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19, që përbëjnë 306.000 ose 17 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Gjatë fazës se parë dhe të dytë të futjes në përdorim të vaksinës, Kosova do t’i përdorë vaksinat nga programi COVAX, vaksina të cilat Kosova i merr falas.

Ndërsa në fazën e fundit, në plan parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Ndërkaq, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti më 23 mars, ka deklaruar se sfida e qeverisë së tij është vaksina kundër koronavirusit dhe se ai synon të sigurojë vaksina të mjaftueshme për 60 për qind të popullatës.

Më herët, Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro në buxhetin e vitit 2021 për prokurimin e vaksinave kundër COVID-19. Ky vendim i ekzekutivit ka marr edhe miratimin e Kuvendit të Kosovës.

Autoritet kompetente kanë përgatitur sallën “1 Tetori” në Prishtinë, që të shfrytëzohet si qendër e vaksinimit. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, më 22 mars kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se “me drejtuesit e Qendrës së Studentëve, Ministria e Shëndetësisë është marrë vesh për detajet dhe mjafton 24 orë më herët të dihet kur arrijnë vaksinat dhe salla për disa orë mund të jetë gati sepse janë ndarë detyrat kush çka bënë”, thuhet në përgjigje.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.

Për monitorimin e imunizimit, sipas Planit shtetëror për vaksinim, do të krijohet një modul i veçantë për vaksinimin kundër COVID-19 që do të integrohet në ueb-aplikacionin e Sistemit të informimit Shëndetësor (SISH). Në këtë modul, do të futen të dhënat personale të personave që marrin vaksinën. Ueb-aplikacioni është i lidhur me regjistrin civil, i cili lejon nxjerrjen e të dhënave të sakta personale të secilit person (emri, mbiemri, data e lindjes, adresa, etj.) duke e shkruar vetëm numrin personal.

Futja e të dhënave për vaksinimin kundër COVID-19 do të kryhet në kohë reale nga profesionistë shëndetësorë në kohën e marrjes së vaksinës, thuhet në Planin e vaksinimit. Kjo, sipas autoriteteve, do të bëjë të mundur raportimin mbi statusin e procesit të vaksinimit, bazuar në tregues të ndryshëm, të tillë si popullsia totale e vaksinuar, numri i njerëzve të vaksinuar të ndarë sipas moshës, gjinisë, komunës, etj./ REL

b.h

Next Post
“Rama bën vaksinim masiv, Basha bën infektim masiv”, Kryeministri publikon foton dhe ‘thumbon’ opozitën

"Rama bën vaksinim masiv, Basha bën infektim masiv", Kryeministri publikon foton dhe 'thumbon' opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In