• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plani i goditjes së jugut në ’97 ishte i llahtarshëm”/ Ish-ministri i Mbrojtjes: Ishin listat e njerëzve që do asgjësoheshin në këto…

by Java News
30/03/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, ka rrëfyer për vitin e vështirë për shqiptarët, ’97, teksa ka folur për planin e goditjes së jugut, për të cilin thotë se është përgatitur në zyrat e SHIK-ut.

Rudina Xhunga Si ishte plani i goditjes së jugut?

Shaqir Vukaj: Ishte i llahtarshëm, i paimagjinueshëm. Të hartohen listat e njerëzve që do të asgjësohen në këto qytete.

Rudina Xhunga:Kush e kishte firmosur?

Shaqir Vukaj: Këtu nuk ka emra. Është shumë interesant se aty që nga shefi i shtabit të përgjithshëm, që nuk ka ditur gjë, edhe kur e kam pyetur më ka deklaruar se nuk ka ditur gjë për një plan të tillë. Ai plan është përgatitur në zyrat e SHIK-ut. Në atë periudhë, Gazidede, kryetari i SHIK-ut u emërua komandant i situatës së jashtëzakonshme, ju dha dhe një gradë pa dekret, “Gjeneral me katër yje”.

Rudina Xhunga: Domethënë ai ishte realisht ministër i Mbrojtjes, Rendit?

Shaqir Vukaj: Shefi i gjithë operacioneve që mendohej të ndermerreshin.

Rudina Xhunga: Mos ishte kjo arsyeja që e gjenit veten pa reparte mbrojtëse, pa asgjë?

Shaqir Vukaj: Çdo ditë që kalonte, ne organizonim, reparte, brigada, divizione, e kështu me radhë dhe punuam intensivisht për ringritjen e ushtrisë. Në thirrjen që bëra”atdheu në rrezik”, të nesërmen kanë ardhur janë paraqitur në ministri, mijëra njerëz, vetëm për tu vënë në shërbim të ringritjes së ushtrisë, mijëra oficerë. Salla e ministrisë ishte shumë e madhe, nuk i mori njerëzit në këmbë, oborri ishte plot.

Një skenë vërtet prekëse. Ishin patriotë të vërtetë, shqiptarë të vërtetë. Secili në krye të detyrës. Ça do u thosha unë mijëra vetave, 5 fjalë “të rregullojmë, të mbyllim depot, të mbyllim repartet që mos të vazhdojë shkatërrimi, prandaj secili në krye të detyrës u e sheh veten më mirë. Sot gjej rastin t’i falënderoj miqësisht, kanë qëndruar roje me automatik në krah, te vendi i rojes. Vullnetarisht. Vetëm për të mos vazhduar ai tmerri që ishte ato tre-katër ditë ose më mirë të themi, ato dy-tre ditë.

Më tej Vukaj thotë se janë ruajtur dokumente të asaj kohe, teksa thekson se të vetmet dokumente të cilat ishin pa firmë ishin planet e veprimit, materialet e tjera ishin me urdhra. Mes të tjerave, Vukaj përmend urdhrin për bombardimin e urës së Miforit, për të cilën thotë se ishte për të mos lejuar që jugu të sulmonte Tiranën.

Rudina Xhunga: Pamjet janë këto që kemi, ne nuk dimë tregimet e asaj kohe se njerëzit nuk janë ulur të shkruajnë dhe të dëshmojnë , prandaj dëshmia juaj është me rëndësi.

Shaqir Vukaj: Kam ruajtur gjithçka të asaj periudhe.

Rudina Xhunga: Keni ruajtur dokumente të asaj kohe.

Shaqir Vukaj: Patjetër.

Rudina Xhunga: Ju thoni që dokumentet ishin pa firmë.

Shaqir Vukaj: Jo të gjitha dokumentet, plani i veprimit ishte pa emra të hartuesve. Materialet e tjera, ishin të gjitha me urdhra, përshembur, bombardimi i urës së Mifolit. Ka dhënë urdhër filani. Safet Zhulali. Ka dhënë urdhër Leonard Demi, sekretar i shtetit. Ka dhënë urdhër ky. Janë të gjitha me dokumente. Me firmë.

Rudina Xhunga: Pse do e bombardorin urën e Mifolit?

Shaqir Vukaj: Për të mos lejuar jugun të sulmonte Tiranën.

Ish-ministri, nuk lë pa përmendur rezervistat, për të cilët thotë se sapo kuptonin se do të luftonin kundër shqiptarëve tërhiqeshin. Teksa ka kujtuar, ngjarjen e Cërrikut, Vukaj thotë se ishte tragjedi e përsëritur edhe në vende të tjera. Sipas tij, ushtria akuzonte SHIK-un se kishte qëlluan kundër saj.

Rudina Xhunga: Ju flisni për ’97, urdhrat të kujt ishin?

Shaqir Vukaj: Urdhër përshembull, 30 mijë rezervista rrethi i Elbasanit, për të shkuar të luftë. 30 mijë thirrje. Fletëthirrje, me një shkrim aty, alarm ushtarak. I kam kopjet. Populli jonë i mençur që është për ti hequr kapelen, nuk paraqiteshin . Ishte një krim i padëgjuar, për të futur veriun në luftë me jugun. Veriorët për t’i sjellë në Tiranë. Vinin rezervistat , shikonin ku do na çojnë, në jug. Do luftojmë me shqiptarë, ktheheshin në shtëpi. Nuk pranonin, shumica dërrmuese nuk kanë pranuar.

Rudina Xhunga: Kush ishte personi që u kërkonte të bëni këtë, të shkoni këtu?

Shaqir Vukaj: Kuvendi i asaj kohe nxorri një ligj, për amnistinë dhe me amnisti u mbyllën të gjitha./dritare.net

Next Post
“Drita në sytë e tyre më mbush me gëzim”/ Manastirliu ndan video nga vaksinimi, të moshuarit: Mezi e prisja, thashë kur i vjen moshës time

"Drita në sytë e tyre më mbush me gëzim"/ Manastirliu ndan video nga vaksinimi, të moshuarit: Mezi e prisja, thashë kur i vjen moshës time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In