• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i BE: Nuk ka datë për çelje negociatash, Shqipëria duhet të heqë dorë nga leku

by A R
02/07/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka një datë kuadri negociator për Shqipërinë që Komisioni Europian i dërgoi Këshillit, por dokumenti prej 22 faqesh që A2 publikoi sot, ka më shumë trajtën e një kontrate mbi të cilën palët do të bazojnë bisedimet e anëtarësimit.

“Konferenca ndërqeveritare do të sigurojë forumin e dialogut politik mbi reformat, do të marrë në konsideratë procesin e përgjithshëm të anëtarësimit dhe do të përcaktojë një tregues për vitin përpara se cilat grupime apo kapituj mund të hapen ose mbyllen potencialisht dhe masat korrigjuese të mundshme. Shtetet anëtare do të kontribuojnë sistematikisht në procesin e pranimit, duke përfshirë monitorimin në terren përmes ekspertëve të tyre, përmes kontributeve të drejtpërdrejta në raportet vjetore dhe përmes ekspertizës sektoriale”, shkruhet në draft.

31 kapituj do të jenë të ndarë në 6 grupime, ku boshti do të jetë ai i shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit, që bëjnë pjesë në grupin e kapitujve themeltarë.

“Negociatat për grupin e kapitujve themeltarë do të hapen së pari dhe do të mbyllen të fundit. Miratimi nga Shqipëria i një udhërrëfyesi për kapitujt e sundimit të ligjit, do të përbëjë si pikë referimi për grupin themeltar. Progresi me grupin e kapitujve themeltarë do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave dhe do të merret në konsideratë për vendimin e hapjes ose mbylljes së grupimeve ose kapitujve të rinj”, shkruhet mes të tjerash.

Në dokumentin që pritet të adoptohet nga Këshilli Europian në vjeshtë, nënvizohet gjithashtu se një ditë Shqipërisë do t’i duhet të heqë dorë nga leku si monedhë kombëtare dhe të bëhet pjesë e unionit monetar, duke adoptuar Euron, pasi Këshilli të ketë dhënë aprovimin.

Kuadri negociator e bën të qartë se ecuria me kapitujt dhe grupimet e tjera do varet nga rezultatet e Shqipërisë me kapitujt themeltarë, ndërkohë që një kapitull i mbyllur mund të rihapet.

“Në rast të një shkelje serioze dhe të vazhdueshme nga Shqipëria të vlerave mbi të cilat themelohet Unioni, Komisioni mund, me iniciativën e tij ose me kërkesën e motivuar të një shteti anëtar, të rekomandojë ndërprerjen e negociatave dhe të propozojë kushtet për rifillim eventual. Këshilli do të vendosë me shumicë të cilësuar inverse, për një rekomandim të tillë, pasi të ketë dëgjuar Shqipërinë. Parlamenti Evropian do të informohet” .

Shumica e cilësuar inverse është një formulë sipas së cilës rekomandimi quhet automatikisht i miratuar, nëse shumica e cilësuar e vendeve anëtare nuk voton për ta rrëzuar atë. Kjo do të vlejë edhe për rastet nëse Shqipëria mbetet mbrapa me implementimin e çfarë i kërkohet në kapitujt themeltarë, apo bën hapa pas. Por edhe nëse Shqipëria shkëlqen dhe realizon në kohë rekord kërkesat, dokumenti nënvizon se ritmi i procesit të zgjerimit duhet të mbajë në konsideratë kapacitetin e Unionit për të thithur anëtarë të rinj. Përveç shkopit, ka edhe karotën.

“Nëse Shqipëria ecën mjaftueshëm në reformat përparësore të dakorduara kjo duhet të çojë në: 1/ integrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian, përmes integrimit të përshpejtuar dhe “hyrjes graduale” në politikat individuale, tregut dhe programeve të BE-së; 2/ rritje të fondeve dhe investimeve, duke krijuar, përmes përdorimit të fondeve të BE-së, një preferencë të fortë evropiane që është në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë, ndërsa krijon një ekonomi të fortë lokale”, thuhet në dokument.

Next Post
Rëndohet situata në burgun e Rrogozhinës, pas juristit infektohen me Covid-19 edhe 2 punonjës të tjerë

I burgosuri nuk rikthehet në qeli pas lejes, dyshohet se ka kryer krime të tjera

Comments 1

  1. Lui says:
    6 years ago

    Pse me detyrim të heqim dorë nga leku? Apo dhe këtu keni frikë që e konsiderojmë veten tonë si pasardhës të Aleksandrit të Madh dhe në nder të tij, kemi vendosur të quajmë monedhën tonë me emrin e tij. Pse kaq frikë nga shqiptarët? Pse doni të zhdukni gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Dosja “Buka”, dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn

April 27, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“GJKKO është si hotel me 5 yje…”, mediat: Përplasje mes Dados dhe gjykatës në seancën ndaj Veliajt

April 27, 2026
Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

April 27, 2026
Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

April 27, 2026
Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

April 27, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Prill 2026

April 27, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Rrethi i ngushtë i Orbanit po zhvendos pasurinë dhe po kërkon viza amerikane

April 27, 2026
Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

April 27, 2026
Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do  bashkohen, marrëdhënia Rama-Kurti do jetë ndryshe nga ajo me Haradinajn

Nderohet Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës vlerëson kontributin e akademikut në një seancë të posaçme

April 27, 2026
Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In