• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plani grek i Belerit për Himarën dhe të fshehtat e vizitës së Janullatosit në burg tek njeriu i Metës e Berishës”

by A R
21/10/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që ka ngritur ndaj tij, nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili e akuzon për shpifje, ndërkohë që ka zbardhur prapaskenat dhe synimet që qarqet dashakeqe greke kanë në Shqipëri, duke përdorur veglat e tyre të atashuar në vendin tonë.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Bido ka treguar planin sekret që po kërkon të zbatojë Fredi Beleri në Himarë me urdhrat e Greqisë, ndërsa ka folur për lojërat politike të qarqeve të caktuara nacionaliste greke.

“Në fakt unë kam bërë një studim shkencor, i cili është mirëpranuar nga Akademikët e Shqipërisë dhe Greqisë, sepse fakton që në jug po luhet një lojë politike nga disa qarqe të caktuara nacionaliste greke për të prodhur disa rezultate të paqena mbi sasinë e grekëve në dy bashki që është Bashkia e Himarës dhe Konispolit. Shqetësimi nuk është prej Greqisë apo prej palës greke sesa prej strukturave nacionlaiste që janë brenda apo jashtë shtetit grek. E qartë në studimin tim është bërë që Fredi Beleri ishte një vegël për të arritur atë që tenton pala greke për të arritur që të tejkalohet shifra prej 20 për qind që vetidentifikohet greke në Himarë nga 14. 5 për qind qëështë maksimumi i atij vetidentifikimi. Kjo do bënte që në këtë zonë të kishte tabela dygjuhëshe të kishte gjuhën greke si gjuhë të dytë zyrtare dhe do sillte një influencë të vazhdueshme të shtetit grekë që sa herë do ti duhej për të çuar para interesa të veta ta përdorte duke ndikuar keq mbi vendin tonë. Nuk do të habiteshim sikur nesër, pasnesër ne të kishim kërkesa për asosacione komunash si po bëhet sot në Kosovë, për këto ne, shteti shqiptar duhet që të ketë kujdes sepse janë projekte që janë ngritur hap pas hapi. A mundet që Fredi Beleri se e ka deklatuar se censusi është ajo që po pret pala greke për të arritur 20 për qindshin të kërkonte nga shqiptarët që të gënjenin për një ditë se ishin grek që të arrihej ai 20 për qind dhe këtë mund ta arrinte përmes punësimit në bashki, apo tenderave të dhënë”, deklaroi Bido për gazetën “SOT”.

Takimi Janullatos-Beleri

Më tej drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido ka zbardhur edhe të fshehtat e “errëta” të vizitës së kryepeshkopit Anastas Janullatos në burg ku ndodhet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. “Vizita e kryepeshkopit Janullatos tek Beleri është një vizitë që nuk është e habitshme. Ai ka mbajtur qëndrime të vazhdueshme në shërbim të tezave që janë ultra nacionaliste greke si është rasti i Aristotel Guma në Himarë dhe kërkoj që të uleshin gjakrat. Janullatos ka përdorur pozicionin e tij për ta vendosur vendin tonë me shpatulla pas murit. Vizita e tij tek Fredi Beleri është në vrazhdën e këtyre veprimeve, sepse nuk kemi parë të takoj të tjerë persona që janë ortodoks që janë në burg si Vangjush Dako. Atë e akuzojnë si të lidhur me Rusinë dhe të lidhur me oligarkët ndërkombëtar duke nënkuptuar oligarkë rus”, u shpreh Bido për gazetën “SOT”.

Mesazhi për Belerin

Ndërkohë më herët drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që ka ngritur ndaj tij, nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili e akuzon për shpifje. Në reagimin e tij, Bido shprehet se nuk frikësohet të thotë të vërtetën akademike, me referenca shkencore dhe të bazuar në fakte që të çojë të burimi. “Shumë më kanë pyetur këto ditë: “Pse je i vetmi që flet për këto çështje?” Në të vërtetë, nuk jam i vetmi, jemi disa, por nuk jemi shumë. Ka ardhur çasti të kuptojmë pse… Të tjerë më pyesin: “Pse flet tani?” Në të vërtetë, këtë që sapo patë, e kam thënë prej disa vitesh… Paterni është që këto fonde sekrete nuk përdoren për arsye jo sekrete. Tema: “Kë financon Greqia me fonde sekrete në Shqipëri”, data 23 tetor 2018: “Fatmirësisht”, ne jemi një vend me një gazetari që, sidomos në kohën e portaleve, ka shkitur pakëz dhe këtë, besoj, e pranojmë në pikëpamjen profesionale. …se këto “sulme” me gjasme nga media shqiptare nuk të vijnë as për çështjen, të vijnë për çështje krejt të tjera dhe pa lidhje… …por që e nxjerrin kokën se nga janë si sulme… …deri sa vendosin të flasin edhe publikisht. Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim”, nënvizoi Bido. Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

/a.r

Next Post
“Rama mund të kapë 100 mandate”/ Gjekmarkaj: Pa Berishën s’ka zgjidhje, me të s’ka fitore

Dialogje me Kosten e Gramozit dhe të Linditës larg vatanit për opozitën që duam!

Comments 1

  1. Janullica Konstantina Mitsotakis Vangjelis Fredis Beleris musulman nga Progonati says:
    3 years ago

    Treçereku i Greqisë, është TOKË SHQIPTARE.
    Kjo është arësyeja, pse nuk hiqet logji i luftës, nga monarko-fashistët e ELLADHËS që kanë qënë e janë në pushtet në këtë mut shteti.

    Reply

Leave a Reply to Janullica Konstantina Mitsotakis Vangjelis Fredis Beleris musulman nga Progonati Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

April 21, 2026
Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

April 21, 2026
Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

April 21, 2026
FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

April 21, 2026
Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

April 21, 2026
Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

April 21, 2026
Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

April 21, 2026
Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

April 21, 2026
U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

April 21, 2026
Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In