• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

by A R
04/07/2026 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare pritet të paraqesë në mes të korrikut raportimin më të rëndësishëm deri tani për Planin europian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Drejtuese e disa proceseve në këto reforma, Krisela Haçkaj i tha Televizionit Publik se rëndësia e raportimit varet nga disa faktorë.

“10 masa që kanë një skadencë zbatimi 30 qershor janë ato masa për të cilës për të cilat qeverisi ju është dhënë kohë shtesë për t’i realizuar. Janë masa të cilat kanë skadencën e tyre natyrale të zbatimit në 30 qershor të 2026. Në fillim të vjeshtës rreth muajit shtator-tetor pritet të kemi dhe certifikimin nga ana e Komisionit Europian të këtij raporti të periudhës janar-qershor 2026”, tha Haçkaj.

Duke kombinuar disa grupe hapash reformues me vlera të ndryshme financiare dhe kohore, veçantia lidhet më së shumti me përfitimin që pret Shqipëria nga rishpërndarja e disa fondeve që vende të tjera të Ballkanit i kanë humbur përfundimisht.

“Mund të jetë një shumë që mund të shkojë dhe deri në 400 milion euro që mund të shpërndahet sepse janë fonde të pashfrytëzuara në total për të tre vendet, por gjithsesi këto janë shifra paraprake”, shtoi Haçkaj.

Po ashtu Shqipëria do të raportojë edhe disa masa, afati i të cilave mbaron në dhjetor të këtij viti.

“Janë me skadencë dhjetor të 2026, të cilat i konsideron të përmbyllura dhe me të gjithë evidencën përkatëse për t’ia raportuar Komisionit Europian. Rreth 34 masa të tilla të cilat raportojnë tani që e çojnë nivelin e progresit të Shqipërisë në këtë fazë të zbatimit të instrumentit në gati 48% të masave”, theksoi Haçkaj.

Në një bilanc të përgjithshëm, pritmëria është që nga ky raportim të arrihet një shlyerje prej 213,6 milionë euro brenda shumës së dedikuar rreth 920 milionë euro deri në fund të 2027.

Next Post
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com