• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plani ekonomik i PS-së, ministrja Denaj tregon prioritetet

by Ardit Rada
15/03/2021 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi sot në Neës24, në rubrikën “Opinion” se plani ekonomik i PS “Shqipëria 2030” ka në fokus nxitjen e punësimit nëpërmjet rritjes ekonomike dhe taksimin.

Ajo tha se dormati i taksës progresive është një format i taksimit të denjë. “Plani ekonomik përfshin disa çështje të lidhura me taksimin por jo vetëm. Ka një fokus të veçantë tek skemat e nxitjes në shumë sektorë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sidomos të ndërlidhura me pandeminë.
Së pari manifaktura, është një sektor që prej vitesh mund të ketë pasur ngërçe në sektorë të veçantë, por pandemia i dha një goditje të madhe, sidomos industrisë fason.
Ne kemi në këtë program qeverisës dhe në ‘Shqipërinë 2030’, një fokus të veçantë tek skemat e nxitjes të punësimit, nëpërmjet rritjes ekonomike, fuqizimit të bizneseve në Shqipëri, por njëkohësisht dhe taksimin.
Nuk është bërë pak në këto vite të qeverisjes socialiste në raport me taksimin. Jo vetëm tek pjesa e individëve, por në raport me biznesin ne kemi krijuar skema nxitjesh nëpërmjet taksimit duke lehtësuar barrën fiskale për shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, duke ulur TVSH siç është për sektorin e hoteli-turizmit.
Formati i taksës progresive është një format i taksimit të denjë. Ne flasim sot për një pagë minimale e cila është 30 mijë nga 1 janari. Nga 1 janari 2022 taksimi zero do jetë në pagat deri në 40 mijë lekë.

Ka një studim të elementëve të taksimit dhe skemave të nxitjes. Ne synojmë një rritje të punësimit dhe punëismit cilësor, që do të thotë rroga dhe më të larta në të ardhmen”, deklaroi Denaj.

Sipas saj, politika fiskale në dy mandate ka rezultuar efektive. “Sa para ke më shumë në buxhetin e shtetit, por njëkohësisht dhe duke ulur taksat për pjesën dërrmuese të shqiptarëve.
Në korrik të vitit të kaluar ne bëmë dy propozime që u ratifikuan dhe kanë filluar zbatimin prej janarit. Zero taksa për biznesin e vogël dhe rritjen e pragut të TVSH, do i mungojnë arkës së shtetit 50 mln dollarë, por do i mbetet bizneseve në xhep. Kjo pjesë që përpara ishte në arkën e shtetit, është në arkën e biznesit të vogël. Kështu nxitet dhe konsumi. Kjo filozofi ka qenë. Një pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit janë në duart e qytetarëve. Është një formulë e denjë për të vijuar më tej për t’u aplikuar”, theksoi Denaj.

Sa i përket akuzave të opozitës, për lënie të biznesit në baltë gjatë pandemisë, ajo tha se ka vetëm fjalë, por jo argumente.
“Ça do të thotë lënie në baltë. Opozita gjatë gjithë kësaj kohe ka shumë fjalë por jo argumente. Unë jap shembuj konkrete. Të ndihmosh biznesin në 1 vit pandemie do të thotë jo vetëm të ndihmosh me pagesa të drejtpërdrejta, por dhe me likuiditet. Të thuash zero tatim fitim për 8 vite. Kur thuhet që për 90% të bizneseve shqiptare nuk do ketë më taksa, nuk e kuptoj argumentin e opozitës. Po të shihni në regjistrin e QKB-së janë 4 elemente. Në 2020 kemi 203 biznese më shumë. Unë mund ta kuptoj që biznesi mund ta ulë qepenin me orë të caktuara gjatë ditës, konsumi është i kufizuar. Por nuk mund të merret një fabul, me regjistrin.

Kur flasim që 90% e shqiptarëve nuk do paguajnë sepse e zeruam taksën. Jemi në mars dhe e kemi bërë fakt. Nuk po flasim me ‘do të’. Kjo do të thotë që së pari nuk do ketë inspektorë”, deklaroi ministrja.

Ajo tha se shqiptarët duhet të lexojnë më tepër të gjithë faktet që janë thënë jo vetëm sot për taksimin e sheshtë dhe atë progresiv. “Taksimi progresive i ka të mirat për çdo shqiptar. Së dyti në aspekt me biznesin, kemi kontribuar që biznesi i vogël të rritet dhe biznesi i madh të paguajë më shumë në buxhet të shtetit.

Flasim për një vijueshmëri të programeve”, tha ajo.

Next Post
Kreu i Organizatës së Veteranëve i prekur me Covid, Doktoreshë Najada Çomo dhe deputeti Braho e vizitojnë nga afër: Gjendja e tij stabël

Kreu i Organizatës së Veteranëve i prekur me Covid, Doktoreshë Najada Çomo dhe deputeti Braho e vizitojnë nga afër: Gjendja e tij stabël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In