Plani ekonomik/ Eksperti i PD: Ja çfarë do synojmë me taksën e sheshtë 9%!

Mateo Spaho

Përfaqësuesi dhe eksperti i PD, Mateo Spaho i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka detajuar programin ekonomik të demokratëve si dhe qëllimet e disa prej tyre.

Sipas Spahos, programi i PD synon që të thjeshtëzojë dhe qartësojë raportin individ-shtet, duke mos lënë 20 shkallë për taksat por  9% taksë të sheshtë për të gjitha.

Për ekspertin, taksa e sheshtë do të shtyjë njerëzit të punojnë më shumë, madje bizneset do të shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat, pasi do të ulen taksat apo çmimi i karburantit.

Në nivel rajonal, ai shpjegon se Shqipëria me taksë të sheshtë i mundësohet konkurrimi me vendet e tjera fqinje apo më tej. I pyetur nëse ka PD një plan 100 ditësh, Spaho konfirmon se për plan afatshkurtër do të shërbejnë 5 pikat që Basha i ka prezantuar vitin e kaluar.

”Vizioni është i qartë. Vizioni është që individi në raport me shtetin t’i ketë raportet e thjeshta e të qarta. Mos ketë 20 shkallë taksa, por 9% për të gjitha. Për çdo investim. Duhet të heqim shtysat që janë të pranishme, për fshehjen e të ardhurave, kontaktet me politikën, administratën, të paguash sa më pak taksa.

Të bëhen të leverdisishme për të paguar taksa. Taksa e sheshtë i shtyn njerëzit të punojnë më shumë. Shteti merr më shumë nga konsumi. Pse është 9%? Maqedonia e ka 10, Serbia 10. Ne duhet të konkurrojmë me ata. Edhe sa i përket punës, e tatimit mbi biznesin. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në të njëjtën fazë. 9% synon thjeshtëzimin e raporteve mes shtetit dhe individit. Ekonomia lihet e lirë, madje po pati mundësi ta ndihmojë.

Paga minimale 360 mijë lekë do realizohet, brenda 4 vitesh. Jo mbi biznesin. Kemi 4 shifra të ndryshme të borxhit publik. Duhet të fotografojmë realitetin. Ashtu mund të fillojmë punën.

Kjo duhet të fotografohet, mbi këtë ecet në programin ekonomik. Edhe sa i përket rritjes së apgës minimale, bizneset do shtyhen të rrisin vendet e punës dhe pagat, kur të kenë më pak taksa, karburant më të lirë. Memorandumi për Inspektoratet të paktën për 1 vit, që më fal për shprehjen por i çajnë kokën bizneseve, që i kërkojnë falënderime. Këto janë taksa indirekte, bezdisje.

100 ditët e para…

5 pikat e para, është një kohë e gjatë më shumë se tre muaj. Sa i përket planit afatshkurtër, kemi 5 pikat. Janë në 5 fusha të ndryshme. Ka masa qoftë për pensionistët, qoftë biznesin, apo vendet e humbura. Për situatën e COVID-19. I kemi propozuar prej kohësh. Ndërhyrje e drejtpërdrejtë afatshkurtër.”- tha Spaho.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com