• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Plani cinik i BE-së-për ta përdorur Evropën Lindore

by
24/05/2015 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonid Bershidsky*

Samiti i Partneritetit Lindor, që përfundoi në Riga të premten, prodhoi një deklaratë 13-faqëshe dhe një konstatim: Bashkimi Evropian s’ka shumë për t’u ofruar 6 ish-republikave sovjetike në lindje të tij.
Megjithatë, tre nga kombet partnere – Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina – nuk do të braktisin përpjekjet e tyre, për t’u afruar më pranë Evropës, sepse alternativa përballë është edhe më keqe: përqafimi i Rusisë së Vladimir Putinit.
Tre të tjerat – Armenia, Azerbajxhani dhe Bjellorusia – nuk presin gjithësesi shumë nga Evropa.
Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, nuk bënë asnjë përparim drejt qëllimit të tyre strategjik të anëtarësimit në BE. Deklarata përfundimtare e Samitit kishte për të thënë vetëm këtë: Pjesëmarrësit e samitit, ripohojnë objektivin e Partneritetit Lindor, për të forcuar marrëdhëniet e diferencuara midis BE dhe 6 dhe partnerëve të saj të pavarur. Shtrirja dhe thellësia e bashkëpunimit, janë të përcaktuara nga BE-ja, ambiciet e partnerëve si dhe nevoja për të ruajtur ritmin e reformave.
Ish-Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt shkroi gjithë optimizëm në Twitter: Megjithatë, të gjithë palët e përfshira, e kuptojnë se BE nuk ka bërë premtime specifike për kohën e anëtarësimit të mundshëm, apo edhe caktimin e një date se kur qytetarëve të Gjeorgjisë dhe Ukrainës do t’u lejohet hyrja pa viza në Evropë.
Vetëm Moldavia, me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh, ka arritur të kënaqë inspektorët e BE-së dhe përfitojë eleminimin e procedurave ndaj kërkesave për viza afatshkurtra. Gjeorgjia dhe Ukraina, kërkuan të lëvizet shumë më shpejt. Në mars, presidenti ukrainas Petro Poroshenko u tha votuesve, se vendi kishte të ngjarë të merrte liberalizimin e vizave në samitin e Rigës.
Ai u detyrua të tërhiqej nga kjo deklaratë, pasi Komisioni Evropian gjykoi se vendi, nuk kishte përmbushur ende kushtet e BE-së. Të premten, Poroshenko shprehu hapur dyshimin, nëse formati i Partneritetit Lindor “mund të sjellë një të ardhme evropiane, për ato vende që e shohin atë si qëllimin e tyre”.
Gjeorgjia, ka treguar një padurim të ngjashëm. Tedo Xhaparixe, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në parlamentin gjeorgjian, u ankua: Të shkosh në shtëpi duarbosh, nuk është diçka e mirë. Një sondazh i kohëve të fundit nga Instituti Demokratik Kombëtar, një organizatë joqeveritare amerikane, tregoi se 31 përqind e gjeorgjianëve ishin në favor të bashkimit me Unionin Euroaziatik Ekonomik të udhëhequr nga Rusia, dhe kjo në një vend ku trajektorja euro-atlantike, ka gëzuar tradicionalisht një konsensus të gjerë politik.
Pra, Parneriteti Lindor nuk është shkatërruar, por duket se nuk ka më reflekset e tij të dikurshme. Politika, nuk është vetëm një ushtrim në përafrimin e normativave. Në Tbilisi, ka gjithashtu pritshmëri për të menaxhuar. Megjithatë, BE ka pak arsye për t’u shqetësuar në lidhje me shqetësimet e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ose për të investuar më shumë përpjekje në partneritet lindore.
Armenia, tashmë i është bashkuar Unionit Ekonomik Euroaziatik, blloku ekonomik me të cilin Putin po përpiqet të rivalizojë BE-në. Bjellorusia, është një anëtare themeluese e organizatës, dhe shumë e ndërvarur nga gazi natyror, me të cilën Rusia e furnizon me vetëm një pjesë të çmimit të tregut.
Ndërkohë, Azerbajxhani e ka të vështirë të përfshihet në ndonjë grup që përfshin edhe Armeninë, për shkak të një mosmarrëveshje territoriale, që ende vlon në vetvete. Në çdo rast, Azerbajxhani është shumë i interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Turqinë, të cilën e furnizon me energji. Sa për vendet e partneritetit evropian, ato mund të pranojnë çfarëdolloj ritmi, që Evropa vendos për integrimin. Poroshenko dhe Putin e urrejnë njeri tjetrin, dhe as nuk janë të interesuar për të bërë lëshime, në funksion të ndaljes së luftës në Ukrainën Lindore. Nëse Poroshenko do të bëjë të pamundurën për një afrim me Rusinë, ukrainasit do të zbojnë nga zyra, siç bënë me paraardhësin e tij Viktor Janukoviç.
Gjeorgjia është në një situatë të ngjashme:Edhe pse Bakuja ka lidhje të forta ekonomike me Moskën, veçanërisht nëpërmjet dërgesave të punëtorëve emigrantë, qeveria nuk ka mandat politik për t’u afruar me Rusinë, qërkurse kjo e fundit i ka rrëmbyer një pjesë të territorit në gusht të vitit 2008, për të krijuar shtetet kukulla të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Moldavia, e cila ka përfituar më së shumti nga Partneriteti Lindor – së bashku me udhëtimin pa viza, ka përfituar qindra milionë euro nga programi – është gjithashtu e vendosur t’i qëndrojë kursit evropian. Partitë pro-europiane fituan zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar, pavarësisht nga sfida e fortë nga ana e partive të mbështetura nga Rusia.
Për të shmangur shtimin e lëkundjeve të Gjeorgjisë drejt Rusisë, BE-ja duhet vetëm të heqë vizat afatshkurtra. Ky është një objektiv i realizueshëm, dhe efekti do të zgjaste disa vjet. Deri atëherë, situata e paqëndrueshme në rajon, mund të ketë ndryshuar dhe politikanët evropianë do të dalin me stimuj të mëtejshëm. Sa për Ukrainën, nuk ka vend tjetër për të shkuar, përveçse drejt Perëndimit.
Në rastin e saj, gjithashtu, heqja e vizave, ndoshta diku vitin e ardhshëm, mund të jetë e mjaftueshme për të garantuar besnikërinë. Rusia është bërë një alternativë makthi, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar shpejt:shumë ukrainas kanë vdekur gjatë konfliktit me rebelët e përkrahur nga Moska.
Në Riga, presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk tha se Partneriteti Lindor “nuk ishte një konkurs bukurie, ndërmjet Rusisë dhe BE-së”. Megjithatë, shtoi ai, “në rast se Rusia do të jetë pak më e butë, simpatike, tërheqëse, ndoshta nuk do të duhet të kompensojë mangësitë e saj për përfitme afatshkurtra, përmes taktikave destruktive, agresive ndaj fqinjëve të saj”.
Në mënyrë të padrejtë, sjellja e Putinit e ka bërë të panevojshme për BE, që të rrisë angazhimin e saj në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi. Kjo duket të jetë një lehtësim, sepse të 3 vendet kanë zonat konfliktesh të ngrirë (Transnistria në Moldavi, është më e vjetër dhe më e qëndrueshmja).
Kjo do të thotë, se këto vende janë kthyer në shtete klasike tampon. Ndoshta ato do të mësojnë edhe ta vlerësojnë këtë status, dhe të gjejnë avantazhe tregtare në të. Pra, në vend të sigurimit të tyre, BE i dëshiron si anëtarë në një datë të ardhshme -nuk duket në fakt – kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Holond shpenzuan një pjesë të mirë të kohës që kaluan në Riga duke u përpjekur – pa shumë sukses – të bindin kryeministrin grek Aleksis Cipras se ai duhet të marrë parasysh dëshirat e kreditorëve.
*Bloomberg – Bota.al

Next Post

ISIS ekzekuton 400 persona, mes tyre gra dhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In