• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani antikorrupsion, si do të funksionojë task-forca me zyrtarët e lartë

by Java News
15/05/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyn në fuqi Plani i Veprimit 2018–2020 në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015–2020, i cili parashikon ngritjen e Krijimin e Komitetit Koordinator për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, për periudhën 2015–2020, që kryesohet nga ministri i Drejtësisë.

Në përbërje të këtij Komiteti do jenë: Zëvendësministri i Mbrojtjes; Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme; Zëvendësministri i Brendshëm; Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë; Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë; Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Zëvendësministri i Kulturës; Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit. “Komiteti mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj dhe sa herë është e nevojshme, me kërkesë të ministrit të Drejtësisë.

Në mbledhjet e komitetit mund të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve të qeverisjes qendrore e vendore apo të institucioneve të tjera, pjesëmarrja e të cilëve çmohet e vlefshme për përmbushjen e misionit”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Po ashtu Plani i Veprimit 2018-2020 i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare parashikon dhe krijimin e Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion, që do të jetë përgjegjëse për inspektimet ndërinstitucionale, sipas planit të veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, e cila kryesohet nga ministri i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, dhe ka në përbërje këta anëtarë: Përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit (koordinatori i ZOS-it); Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik; Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror; Drejtorin e Departamentit të Burimeve, Transparencës dhe Administrimit, në Kryeministri. Për realizimin e punës, Task-

Forca kryen këto detyra: Evidenton fushat parësore për kontrollin e brendshëm, administrativ dhe, sipas rastit, mund të përcaktojë detyra konkrete hetimi administrativ në institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit apo ministrave, administratës së prefektit; Bashkërendon, nëpërmjet një programi të detajuar kontrollesh, procesin e verifikimit të ligjshmërisë, cilësisë dhe transparencës në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj qytetarit, sipas vlerësimit të riskut që këto institucione paraqesin nga pikëpamja e abuzimeve dhe praktikave korruptive; Mbikëqyr procesin e monitorimit të veprimtarisë së autoriteteve kontraktore në fushën e prokurimit publik; Krijon grupe të posaçme inspektimi me specialistë të ministrive ose institucioneve qendrore, të cilët zbatojnë procedurat e kontrollit apo të verifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 10433, datë

16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimin nr. 94, datë 15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion të Këshillit të Ministrave”; I rekomandon Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion propozime për përmirësimin apo përshtatjen e akteve ligjore ose të çdo akti tjetër të organeve të administratës shtetërore, si pasojë e mangësive, pasaktësive, mungesës së harmonizimit, mospërputhjes dhe mosrealizimit të qëllimit të pritshëm.

Në përfundim të çdo inspektimi apo kontrolli, nga grupet e posaçme të inspektimit hartohet raporti që do t’i paraqitet Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion, me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.

Task-Forca e dërgon raportin pranë titullarëve të institucioneve perka-tëse për marrjen e masave të duhura. Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrup-sion mblidhet me kërkesë të kryetarit. Në mbledhjen e parë të saj, Task-Forca harton dhe miraton një program pune si dhe kalendarin e inspektimeve, ku përcaktohen detyra dhe afate konkrete për grupet e posaçme të inspektimit. Kur vlerësohet e përshtatshme, në mbledhjet e Task-Forcës mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucionet e tjera shtetërore, në veçanti ato që ushtrojnë funksione trajtimi të ankesave, inspekti-mi, auditimi dhe kontrolli të brendshëm. Strukturat e dedikuara për luftën kundër korrupsionit pranë Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion shërbejnë si sekretariat teknik për Task-Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Strukturat e Inspektoratit Qendror vihen në dispozicion të Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion për të mbështetur zbatimin e programeve të verifikimit ose kontrollit të përcaktuara prej saj. Ngarkohen Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe strukturat e auditimit të brendshëm të çdo institucioni, subjekte të këtij vendimi, të mbështesin punën e Task-Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion. Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion raporton periodikisht pranë Kryeministrit për ecurinë e punës. Ngarkohen ministri i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, dhe institucionet e përmendura në këtë vendim për ndjekjen dhe zbatimin e tij.

Next Post
Llalla drejt arrestimit? DW: Është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj”

A do t'i shpëtojë Llalla Vettingut? Kolegji i Apelimit vendos të mërkurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In