• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Plani 7 pikësh i Athinës për Tiranën: Pakti Detar dhe Kosova

by
28/06/2015 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke përgatitet të ndryshojë Paktin Detar dhe të njohë Kosovën. Këtë e shkruajnë jo mediat shqiptare apo kosovare, por mediat e vendit helen. Gazeta Kathimerini, ndër më të mëdhatë në Greqi, ka shkruar në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë, se shefi i diplomacisë do të sjellë në kryeqytetin shqiptar një paketë të rëndësishme me shtatë pika kryesore. E para ka të bëjë me korrigjimin teknik të Paktit Detar. E dyta përmban abrogimin e Ligjit të Luftës që është miratuar në 1987, por që nuk u dekretua nga presidenti i kohës Sarxetakis.

Pika e tretë e paketës kërkon respektimin e të drejtave të minoritetit grek, e katërta synon ngritjen e tre varrezave të tjera për të rënët grekë, kurse pikat e tjera do të përmbajnë propozime për anullimin e censusit të vitit 2012 dhe premtimin nga pala shqiptare se nuk do të ketë bashkëpunim me partinë çame të Shpëtim Idrizit. Sipas asaj që shkruan gazeta në fjalë, gjatë vizitës do të ketë edhe një angazhim të palës greke për një njohje të mundshme të Kosovës dhe për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë.

Nuk dihet sa i saktë është informacioni i Kathimerini, por duket se ky mision i Kotzias në Tiranë nuk do të jetë një vizitë rutinë dhe as një ecejake e zakonshme nga një kryeqytet në tjetrin. Gjithsesi qeveria shqiptare është e sinjalizuar për çka e pret në javët e ardhshme në marrëdhëniet me Greqinë.

Next Post

5 Rrugët më të rrezikshme në botë (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com