• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Planeti i majmunëve

by Artan Fuga
09/10/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Përse UNICEF duhet të shpëtojë kalamajtë shqiptarë nga budallalliku i të uriturve ?
————————

Xhoni është një fëmijë shqiptaro-amerikan dy vjeç. Pasi bënte mirë e mirë banja dielli në plazh, flinte dhe kur zgjohej, aty nga ora 12°° luante një orë me tabletën e tij të lidhur në Internet. Një tabletë për fëmijë.

Kur e shihja duke luajtur me ato vegla që tani janë bërë krejt të zakonshme për të gjithë fëmijët e vendeve të qytetëruara, mendja më shkonte te fakti që sot të dhënat botërore për qendrimin lidhur në Internet të audiencave fillojnë që nga mosha 0 deri 3 vjeç.

Pyetja ime është a kanë çerdhet dhe kopshtet tona lidhje në Internet për kalamajtë që i frekuentojnë ato? U kërkohet nga shteti që kopshtet ose çerdhet e reja që hapen të kenë pajisje elektronike që t’u mësojnë fëmijëve komunikimin me gjuhën e simboleve dhe ikonave në Internet?

Deri tani, si në çdo fushë tjetër, ne e cojmë debatin tonë deri në pikën e vet më të ulët, atje ku kuptojmë njeri – tjetrin, te loja hajduti-polici. Kush vodhi, kush përdhunoi, kush u vra? Edhe për çerdhet dhe kopshtet ajo që kemi dëgjuar është nëse i rrahin edukatioret fëmijët vetëm me shuplaka turinjve, dacka bytheve, apo edhe me shkop e kamzhik në kurriz. Kaq. Shohim edhe ndonjë politikan që lyen muret e kopshteve me bojë, a thua se jemi keq për bojaxhinj.

Komunikimi me tableta dhe telefona, sidomos të përshtatur për moshat e vogla dhe jashtë çdo abuzimi me ta, është sot jo thjesht komunikim, por metodë formimi logjike. I edukon fëmijët me logjikën interaktive, të dialogut, të orientimit në bazat e të dhënave, në gjykimin viziv, etj., dhe kjo hap në botën konjitive të njeriut kapacitete të tjera shumë më të mëdha gjykimi.

Këta fëmijë që sot po rriten jashtë lidhjeve me teknologjinë e informacionit nesër do të kenë defekte në logjikë në krahasim me Xhonat, Karlot, Zhanët, Ivanët, Mingët, Themistoklitë, me të cilët do të takohen nëpër stacione treni a aeroporte të botës. Do të kuptohen se janë shqiptarë sepse të rriturit e sotëm po i budallapsin me budallallikun e tyre që nuk po i edukojnë me logjikën komunikative.

Mirë budallallikun e tyre me brirë hajde se po e durojmë, por budallapsin edhe brezin e ri.

Sigurisht që familja shqiptare, kur i ka mjete, i inicion fëmijët e vet, në komunikimin në Internet dhe në logjikën e operimit me ekranet e vegjël. Por të dhëna statistikore të sigurta na rrëfejnë se ato familje nuk përbëjnë dot as 20 përqind të familjeve shqiptare. Kjo shifër zvoglohet kur iket nga zona urbane për në zonën urale, nga qendra e qyteteve drejt periferive, nga familjet me të ardhura të disishme drejt atyre të varfëra, dhe sidomos kur shkohet drejt atyre që quhen zona informale të qyteteve.

Në këtë mënyrë, Interneti, kjo teknologji që ka potencial barazie, po krijon pabarazira të mëdha midis fëmijëve të një grupi shoqëror dhe atyre të gjithë shoqërisë duke krijuar çarje logjike të tmerrshme midis shqiptarëve të ardhshëm. Disa do të zhyten në injorancë e disa do të bëjnë monolog me dijen e tyre se askush nuk do t’i kuptojë.

Kështu është kur nuk ka politika publike për ofrimin masiv të komunikimit në Internet. Programe shkollore të mbështetura në gjetjen e dokumentacionit në Internet janë zero. Telekonferencat me pedagogë e specialistë të huaj as nuk ua dëgjon emrin. Tekste që t’i referohen dokumentacionit në web as nuk merr mundimin njeri të kërkojë. Referimi në video – dokumentacionin është në gjendje kuje.

Ku je? Ku je?

Janë bërë shkollat si kurse kundër analfabetizmit. A e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit!

Shabani sharron me sharrë….

Për të mos thënë sesa përdoret informacioni në Internet në orët e mësimit, në detyrat në klasë, në detyrat në shtëpi, në orët e punës të pavarur etj.

Fëmijët shqiptarë po rriten me mangësi logjike. Thjesht po budallallepsen. Po i budallalleps budallalliku i të rriturve që nuk kupton se çfarë lidhje ka komunikimi në web me logjikat e reja interaktive, me stilet e shkruarit, me metodat e të kërkuarit, me logjikën e të folurit, me komunikimin logjik me ngjyra dhe me ikona interaktive, me figura etj.

Kërkohen ndihmë nga UNICEF. Fëmijët sirianë ndihmohen sepse janë të uritur dhe po vdesin për bukë. Ndihmoni ju lutem fëmijët shqiptarë që të rriten si njerëz me logjikë, jo si majmunat e dekadave të ardhshme.

Kërkohet një monitorim i gjendjes, një krahasim me atë që po ndodh në botë dhe propozime konkrete e projekte pilote që administrata shqiptare të kuptojë që është krim ta kthesh njeriun në majmun duke i hequr logjikën.

Shpejt sa nuk është vonë sepse pastaj, majmunëve të ardhshëm as nuk ua shpjegon dot se çfarë ka ndodhur që kjo pjesë e planetit ku jetojmë është bërë Planet i majmunëve.

Next Post
Rusia: Mund t’i mbrojmë asetet tona në Siri, nëse SHBA-të bombardojnë

Rusia: Mund t’i mbrojmë asetet tona në Siri, nëse SHBA-të bombardojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In