Ministria e Zhvillimit Urban në një njoftim për shtyp bën të ditur se, për zhvillimin e planeve vendore ka vënë në dispozicion shumën prej 106 milionë e 641 mijë lekësh, edhe për 17 bashki të tjera. Ky proçes ka të bëjë më platformën e zhvillimit për këto bashki të reja, në vitet në vijim.
Sipas MZHU-t,në vitin 2016, 26 bashki nisën hartimin e planeve vendore me mbështetjen e qeverisë. Ndërkohë USAID ka asistuar përmes fondeve për hartimin e planeve vendore për 5 bashki të tjera, plane të cilat janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Organizata për Qeverisjen Vendore dhe Organizata Zvicerane, po ashtu kanë kontribuar dukefinancuar 5 bashki, ndërkohë një bashki, ajo e Dropullit, u mbështet nga një universitet privat.
Në total, sipas ministrisë së Zhvillimit Urban, 44 bashkitë e mbetura , pritet që t’i ketë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore deri në vitin e ardhshëm. /b.d










