• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë më 23 mars”/ Shahini tregon rolin e leksioneve televizive dhe si do vazhdoj programi

by Java News
13/03/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Besa Shahini iu është përgjigjur pyetjeve të ardhura nga nxënës dhe prindër në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor nga shtëpitë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rifillimin e procesit normal të mësimit, pas pezullimit të mësimit prej situatës së krijuar nga koronavirusi

Për pyetjen se “kur do të rifillojë shkolla”, ministrja Shahini ka nënvizuar se: “Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më  23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”.

Ndërkohë, në lidhje me pyetjen për dezinfektimin e shkollave para rifillimin të procesit mësimor, ministrja tha se disa janë dezinfektuar këtë javë dhe disa do të dezinfektohen javën tjetër.

“U kemi çuar një letër të gjitha bashkive që t’i rikujtojmë që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, para se të fillojë mësimi”, deklaroi ajo.

Pyetjes së një prindi që thotë se “Fëmija im ka bërë leksione që jepen në televizion, si do të jetë programi në vazhdim, pasi shkolla të ndryshme punojnë me libra të ndryshëm”, ministrja Shahini i është përgjigjur se, “Leksionet aktuale kryejnë dy funksione, përsëritja e disa prej leksioneve që janë bërë shkollë, dhe e dyta të mos mbesim mbrapa me mësimet që nuk janë bërë ende dhe duhet të ishin bërë gjatë këtyre dy javëve”.

Po ashtu shtoi se kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesen.

“Kështu që ju inkurajojmë dhe kërkojmë nga nxënësit që të rrinë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit. Të marrin instruksionet nga ata se cilat leksione duhet t’i bëjnë vetë në shtëpi, cilat pjesë nga librat duhet t’i lexojnë, cilat detyra të shtëpisë duhet t’i mbyllin gjatë këtyre dy javëve, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë të bëjmë një përsëritje të shkurtër dhe të vijojmë pastaj me orët e tjera që duhet t’i mbyllim këtë gjysmë vjetor”, tha Shahini në video-mesazh.

Ajo deklaroi se edhe për nxënësit e arsimit fillor do të zhvillohen orë mësimore në TV. Ndërkohë, për gjuhën shqipe gjithashtu do të zhvillohen orë mësimi në televizion dhe online.

“Jo vetëm për arsimin fillor që do t’i mbulojmë javës tjetër, por edhe për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë”, deklaroi ministrja.

“Për nxënësit që kanë provimet e lirimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) po përgatit programet orientuese edhe për klasën e 9-të edhe për klasën e 5-të. Do të jenë në dispozicionin tuaj duke filluar nga java tjetër”, nënvizoi gjithashtu ministrja Shahini.

g.kosovari

Next Post
“Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën dhe Greqinë”/ Reagon Policia: Të gjitha pikat janë funksionale

“Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën dhe Greqinë”/ Reagon Policia: Të gjitha pikat janë funksionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com