• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Planet e fundit të Rusisë kundër Ukrainës/ Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim virtual më 7 Dhjetor

by Java News
04/12/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini njoftoi se Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një telefonatë me video të martën. Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po përshkallëzohen, për shkak të rritjes së numrit të trupave ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën, çka po shihet si shenjë e një ofensive të mundshme ushtarake.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi të shtunën rreth bisedës, nëpërmjet agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Ai tha se biseda do të zhvillohet në mbrëmje.

“Presidentët do të vendosin vetë se sa do të zgjasë biseda“, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende komente rreth këtij njoftimi.

Udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë zhvilluar një bisedë mes tyre që nga muaji korrik, kur zoti Biden kërkoi që zoti Putin të ndalë bandat e hakerëve kriminalë me bazë në Rusi, që kanë orkestruar sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur infrastrukturën e tyre jetike, nga çdo sulm i tillë.

Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.

Zbulimi amerikan: Rusia po planifikon një ofensivë të mundshme ndaj Ukrainës

Të premten Presidenti Joe Biden deklaroi se do ta bëjë “tejet të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putinin të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, komente që pasuan njoftimet nga zyrtarë amerikanë të zbulimit, se Moska do të nisë një ofensive të mundshme ushtarake ndaj Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Sipas një zyrtari të administratës Biden, i cili foli në kushte anonimiteti, rusët po planifikojnë të vendosin rreth 175,000 trupa dhe pothuajse gjysma e tyre janë vendosur tashmë përgjatë pikave të ndryshme pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo vjen pasi Rusia i ka parashtruar Presidentit Biden një kërkesë për të garantuar që Ukraina, nuk do të lejohet t’i bashkohet NATO-s.

Zyrtari shtoi se planet parashikojnë lëvizjen e 100 grupeve taktike të batalioneve ruse së bashku me forca të blinduara, artileri e pajisje.

Zyrtarët e zbulimit kanë parë gjithashtu një rritje në përpjekjet e propagandës ruse, për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n, përpara sulmit të mundshëm.

I pyetur të premten në mbrëmje, në lidhje me gjetjet e agjencive të zbulimit, zoti Biden përsëriti shqetësimet e tij lidhur me provokimet që vijnë nga Rusia.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe presim që të kemi një diskutim të gjatë me Putinin”, tha Presidenti Biden.

Zyrtarë dhe ish-diplomatë amerikanë thonë se ndërsa Presidenti Putin qartësisht po hedh bazat për një sulm të mundshëm, ushtria e Ukrainës është e armatosur dhe e përgatitur më mirë, krahasuar me vitet e kaluara dhe se sanksionet që Perëndimi po kërcënon të vendosë ndaj Moskës, do t’i shkaktonin dëme serioze ekonomisë ruse. Mbetet e paqartë nëse zoti Putin synon të bëjë përpara, me atë që do të ishte një ofensivë e rrezikshme, thanë zyrtarët.

Më herët gjatë ditës së premte, zoti Biden u zotua ta bëjë “shumë më të vështirë” për Presidentin rus që të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Ukrainës dhe tha se nismat e reja që vijnë nga administrata e tij synojnë ta pengojnë agresionin rus.

Kremlini tha të premten se zoti Putin do të kërkonte garanci për moszgjerim të NATO-s me Ukrainën gjatë bisedimeve me Presidentin Biden. Por Presidenti Biden tha të premten “se ai nuk do të pranonte vijë të kuqe nga askush”./ Marrë nga VOA

Next Post
Shembulli nga Maqedonia/ Qeveria “ngrin” çmimet e produkteve bazë ushqimore për Vitin e Ri

Shembulli nga Maqedonia/ Qeveria “ngrin” çmimet e produkteve bazë ushqimore për Vitin e Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com