• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Planet e Berishës për grusht shteti para vrasjes së Azemit, arratisja e Nanos”, flet Fatos Klosi

by A R
13/09/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje u shënuan 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Është cilësuar si vrasja e shekullit të 20-të, pasi asnjëherë nuk u zbardh e vërteta e plotë e ngjarjes mafioze të 12 shtatorit të vitit 1998. Kjo ngjarje pasoi me shumë ngjarje të tjera, si grushti i shtetit i 14 shtatorit të 1998, i organizuar nga opozita e asaj kohe, e cila shkatërroi institucionet dhe u përpoq të merrte pushtetin me dhunë. Rreth zhvillimeve të këtyre ngjarjeve ka folur në një intervistë për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar akuzoi Berishën si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, duke u shprehur se ai e shfrytëzoi vrasjen e tij për të organizuar grushtin e shtetit më 14 shtator.

-Dje u bënë 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, më 12 shtator të vitit 1998. Kjo ngjarje është cilësuar si vrasja e shekullit të 20-të, pasi asnjëherë nuk u zbardh e plotë. Si e përkujtoni këtë ngjarje?

Vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje që krijoi pasoja të rënda, dhe më pas u përdor për të larguar kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon. Ishte një ngjarje e parashikuar. Shteti ishte në dijeni, sepse Azem Hajdarit i ishin bërë disa herë atentate. Ata që e vranë erdhën në Tiranë nga Tropoja, dhe bën atë që bënë. Për më tepër, kësaj ngjarjeje iu dha një ngjyrë politikë, propagandistike; qe një ngjarje që u shfrytëzua nga PD për të rrëzuar qeverinë. Jam akuzuar edhe unë sikur unë e kisha vrarë Azemin…Berisha ishte në dijeni për ngjarjen. Ai shumë shpejt pas ngjarjes, bëri një deklaratë se kush ishin vrasësit, ndërkohë që nuk dihej asgjë. Berisha doli i pari dhe foli. Berisha për mendimin tim është bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Ngjarja u diskutua në një proces gjyqësor që asnjëherë nuk ka qenë i plotë. Nuk iu shkua deri në fund asnjëherë problemit. Sot është dënuar një njeri që nuk është ai aktori kryesor, jo e jo vrasësi. Të gjithë ata që e dinin se kush e vrau, se kush e organizoi gjithë ngjarjen i vrau një e nga një nga të dyja palët në konflikt. Ka mbetur një nga ngjarjet e dhimbshme të këtij tranzicioni që është shfrytëzuar edhe politikisht. Berisha u mburr se do të bënte gjithçka që kjo ngjarje të zbardhej plotësisht, por nuk bëri asgjë. Berisha ka qenë njeriu që ka dëgjuar dhe ka regjistruar Azemin që u plagos. Berisha i kishte të gjitha mundësitë që kjo ngjarje të zbardhej; ai nuk pranoi asnjëherë të shkonte në gjyq të dëshmonte. Në fillim akuzoi Fatos Nanon për ngjarjen se e kishte realizuar nëpërmjet SHIK, nëpërmjet meje. Më pas akuzoi Rexhep Mejdanin. Këto ishin karagjozllëqe. Ai është përgjegjësi kryesor që ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.

-A e shfrytëzoi opozita e asaj kohe vrasjen e Azem Hajdarit për të rrëzuar qeverinë Nano? Si ish-kreu i SHISH, si u organizua grushti i shtetit në ’98?

Përgatitjet për grushtin e shtetit kishin filluar me kohë, dhe informacionet ishin të plota. Ishte një përgatitje për t’i bërë rezistencë qeverisë. Në Shkodër po stërviteshin njerëz me muaj të tërë, për ta nisur që andej dhe më pas për të ardhur në Tiranë. Ata morën me dhunë dhe me armatime, institucionet. Policia u dorëzua, vetëm Garda bëri rezistencë. Në Gardë kishte edhe njerëz të PD. Ata që morën tanket, ia dorëzuan PD. Të gjithë kryengritësit morën Kryeministrinë, zyrën e Kryeministrit, Radio Televizionin, Parlamentin, zyrën e kryetarit të Parlamentit; vetëm Presidenca i shpëtoi dhunës së kryengritësve. Më pas dolën në televizor dhe deklaruan fitoren, se e kishin ata shtetin dhe pastaj me bisht ndër shalë, kur morën mesazhe nga jashtë, i lanë që të tëra dhe ikën nëpër shtëpia. Shumica e kryengritësve iu turrën dyqaneve të Tiranës, rrugës së Durrësit, të Kavajës, dhe aty u mor vesh që ajo kryengritje kishte dalë nga binarët. Më pas u larguan vetë me bisht ndër shalë dhe u justifikuan se nuk e kishin bërë ata këtë ngjarje, se ishte e improvizuar. Por këto ishin përralla. Drejtësia nuk u përpoq seriozisht që të gjente as ata që e organizuan vrasjen dhe as grushtin e shtetit. Vrasja e Azemit ashtu siç u lejua që të realizohej, ashtu edhe u shfrytëzua rëndshëm për të rrëzuar qeverinë Nano. Sot i thurin lavde por ajo ishte një ngjarje që gati-gati u planifikua për të shkuar deri aty.

-Cila është e vërteta e arratisjes së Fatos Nano gjatë grushtit të shtetit?

Fatos Nano tentoi të ikte një ditë përpara në Itali. Por, ai bëri një mbledhje qeveri të fortë në datë 13 pasdite, ku dha udhëzime se çfarë duhet të bënte të nesërmen policia për të tilla situata. Pastaj të nesërmen në mëngjes bashkë me grupin e shoqërimit, bëri rrugë nëpër male për të dalë në Maqedoni. Ishte skandaloze. Shqipëria kishte plot vende të sigurta për kryeministrin. Ai e dinte mirë që asgjë nuk do ndodhte afatgjatë. Askush nuk e dinte ku ishte kryeministri. As presidenti i vendit nuk e dinte. As ministrat. Të nesërmen ishte thyer poçja.

-A mund të themi se Shqipëria kishte një kryeministër frikacak apo të papërgjegjshëm?

Unë e kam quajtur gjithmonë të papërgjegjshëm. Kryeministri nuk është një njeri i vetëm, ka një staf. E gjithë puna e stafit çalonte. Ai u tremb. Nuk e di me siguri, thuhej se u gjend një plumb në tavolinën e tij. Nuk pretendoj që kryeministri duhet të rrinte në Tiranë, por kryeministri kishte plot vende të tjera që mund të ndihej i sigurt në Shqipëri. Mund të ndihej më i sigurt se sa në Maqedoni. Të shkonte në Skrapar dhe nuk do ta gjente as dreqi e jo më njerëzit e Berishës./a.m.

Next Post
Miratimi i qeverisë “Rama 2”, pasdite në 17:00 betimi në Presidencë

Miratimi i qeverisë "Rama 2", pasdite në 17:00 betimi në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In