• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plan i ri investimesh, Gjiknuri: Po shtohet jetëgjatësia e minierës së Bulqizës

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e fundit për këtë sezon, Parlamenti miratoi dy projektligje të rëndësishme për sektorin minerar në Shqipëri që kanë të bëjnë me shtyrjen e afatit të koncesionit për koncesionin e minierës së Bulqizës; Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, Impiantit të Seleksionimit Klos; Uzinës së Ferrokromit Burrel dhe Uzinës së Ferrokromit në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri deklaroi se deri në vitin 2013, për shkak të mungesës së monitorimit nga qeverisja e kaluar, këto marrëveshje koncesionare mund të cilësoheshin të dështuara për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për planin e investimeve.

Miniera e Bulqizës kishte humbur sipas tij perspektivën duke rrezikuar të mbyllej ndërsa puna për hapjen e Traverbankut të Klosit dhe Pusit të thellësisë nuk kishte filluar. “Uzina e Ferrokromit në Burrel ishte në konservim dhe as këtu nuk ishte investuar për tu vënë në punë.

Uzina e Ferrokromit në Elbasan punonte me kapacitet të reduktuar, me një furrë me efiçencë të ulët. Investimet u gjetën në fazën e tyre fillestare të inicimit nga koncesionari i ri”, theksoi Gjiknuri.

Ai sqaroi se qeveria e re ndërmori një kontroll dhe monitorim intensiv të të gjithë sektorit minerar përfshirë e në veçanti edhe marrëveshjet koncesionare në shfrytëzimin e mineralit të kromit.

“Përmes edhe disa masave pezulluese për një periudhë të caktuar, qeveria detyroi koncesionarin që të fillonte zbatimin intensiv të programit të investimeve. Në 2 vjet e gjysmë u realizuan investime në vlerë 10,6 milion USD, aq sa koncesionari i mëparshëm kishte investuar në 12 vjet. Kjo bëri natyrisht që objektet koncesionare të rikthehen në efiçencë të plotë por edhe tu kthehet përspektiva thuajse e humbur plotësisht. Aktualisht kemi të bëjmë me një koncesion që punëson mbi 1000 persona dhe operon me kapacitet të plotë në sektorin minerar shqiptar, pavarësisht luhatjes së fortë në përkeqësim të çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj situate të pafavorshme, prodhimi i mineralit të kromit në Bulqizë u rrit ndjeshëm. Nëse në vitin 2013 prodhoheshin 268,120 ton krom, në fund të vitit 2015 prodhimi në Bulqizë arriti në 424,486 ton.”, nënvizoi Gjiknuri.

Në përputhje edhe me objektivin e programit të qeverisë për zhvillimin e industrisë përpunuese dhe për krijimin e ciklit të plotë brenda vendit është bërë e mundur që të rritet ndjeshëm prodhimi i ferrokromit.

“Vënia në shfrytëzim e fabrikës së ferrokromit Burrel dhe përpunimi i skorjeve të ferrokromit në Elbasan çoi prodhimin e ferrokromit në Shqipëri për vitin 2015 në 43,669 ton. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2013 niveli i prodhimit të ferrokromit në vend ishte vetëm 24,018 ton. Ky përmirësim në prodhimin e kromit dhe ferrokromit u bë i mundur vetëm në sajë të masave dhe kontrolleve të ushtruara nga ana e institucioneve përgjegjëse shtetërore”, u shpreh Gjiknuri.

ma.me

Next Post

Çfarë duhet të bëni nëse ju kap ngërçi i këmbës kur jeni në ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje

September 17, 2026
LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

September 17, 2026
PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com