Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar për herë të parë skenaret e qarkuluar në media në lidhje me atë që pritej të ndodhte në Kavajë në 7 maj nëse mbaheshin zgjedhjet. Në studion e “Top Story”, ai i ëhstë përgjigjur pyetjes së Sokol Ballës në lidhje me një shkresë ku flitej për një plan që parashikonte sulme me molotov ndaj dyqaneve në Kavajë. Xhafaj nuk preferoi të japë informacione për këtë shkresë, por as nuk mohoi ekzistencën e një plani të tillë.
“Më lini të jem i rezervuar. Ato janë praktika të brendshme të policisë. Natyrisht jam në dijeni të akteve që janë servirur gjatë kësaj periudhe”, tha Xhafaj.
Xhafaj ka folur edhe për grupime të mbërritura nga jashtë që kishin si synim ngjarje terroriste. Ai ka shkuar më tej kur tha se ekzistonte frika që këta persona të ndërhynin edhe në Kavajë.
“Gjatë pashkëve kishte dyshime për persona që janë potencialisht të prirur për të zhvilluar akte terroriste në rajon. Kemi pasur veprimtari intensive gjurmimi ndaj tyre. Kanë hyrë e kanë dalë në Shqipëri, kjo ka qenë arsyeja që morëm masa shtesë. Strukturat e specializuara i kemi pasur në alert. Ne ishim të preokupuar dhe shkëmbyem informacione edhe për zgjedhjet në Kavajë se edhe këtë shqetësim e kemi pasur. Kemi pasur shkëmbime me SHISH edhe për ngjarjet e Kavajës”, deklaroi ai.
Ministri i Brendshëm ka komentuar edhe lajmin për një kërcënim të mundshëm të kreut të opozitës Basha.
“Një prej sinjalizimeve të asaj periudhe ka qenë që lidhej edhe me zotin Basha. Ka qenë informacion i marrë nga SHISH. Drejtori i SHISH e ka ndarë me kryeministrin, me mua dhe me presidentin. E kishim shoqëruar me masa konkrete. Kryeminsitri më ka thirrur në zyrë dhe ka kërkuar masa shtesë. Kemi vënë shërbime shtesë policore.”, tha Xhafaj.
Ai deklaroi se ka pasur plane për të krijuar tensione në Kavajë. Xhafaj tha se gjithçka ishte e organizuar nga eksponentë dhe deputetë të PD-së. Ministri i Brendshëm tha se policia gjithsesi kishte marrë të gjitha masat.
““Kemi patur të dhëna për disa organizime, grupe jashtë strukturave të PD, por nën ndikimin dhe organizimin e PD, që do të tentonin që të krijonin përplasje. Kemi patur sinjalizime për individë të caktuar dhe grupe të caktuara për të nxitur tensione në Kavajë, ku do të tentonin të intimidonin dhe të përplaseshin me njerëzit që do të votonin dhe për t’i përdorur më pas këto incidente si alibi për dështimin e negociatave. Do të përdorej protesta për të krijuar tensione, trazira dhe përplasje, të cilat natyrisht ishin lehtësisht në dijeninë time, lehtësiht për tu përballuar nga policia, ne kishim forca të shumta policie në Kavajë. Në momentin e deklaratës së kryeminsitrit forcat ishin dislokuar në Kavajë”, tha ai.
Xhafaj kishte edhe arsyetim për arsyet e organizimit sipas tij të protestës në Kavajë.
“Tensionet për ta përdorur si alibi për pamundshmëri për t’u ulur për negociata në tryezë”, vijoi ai.
Ai tha se “Nëse në protestën e 13 Majit do ketë akte dhune, policia do reagojë ashpër”.
/a.m.
Pjesë nga Intervista:
Sokol Balla: Sot është 8 Maji dhe duhet të kishim folur për zgjedhjet e Kavajës. Që nuk u mbajtën pas tërheqjes së kandidatit Socialist. Pas konferencës së KM Rama u shtuna zërat për një skenar destabiliteti. A do vihe në dyshim zgjedhjet e 18 Qershorit? Dilemat janë shtuar dhe nga pikëpamja e sigurisë e destabilitetit.
Fatmir Xhafaj: Vendimi lidhur me zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë i lidhur me Policinë e Shtetit. Përkundrazi, ajo ka qenë në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk ka shprehur pamundësinë e saj për të siguruar zhvilimin normal të zgjedhjeve. Në zbatim të ligjit ajo kish marrë të gjitha masat për të kryer ato detyra në mbështetje të procesit zgjedhor (pasi ligjërisht administrimi i zgjedhjeve është proces politik dhe Policia deh MPB kanë rol mbështetsë, jo në organizim).
Roli i PSH eshte garantimi i sigurisë për të drejtën kushtetuese. Shteti (Policia që e kap për detyrë) i garantonte zgjedhjet. Vendimi për të anulluar zgjedhjet në Kavajë nuk ka ardhur nga Policia. Sa i përket funksionit, detyrave të PSH sipas ligjit, kam qenë ibindur që ajo i kishte kapacitetet për të garantuar zgjedhjet, jo vetëm në Kavajë por në gjithë territorin. Vendimi është politik, marrë nga Kryeministri, në varësi të situatës së momentit.
Fundjava e kaluar intensive e dialogut, KM e pa të arsyeshme ndërmarrjen e një instrument ilegal si anullimi i zgjedhjeve. Për t’i dhënë PD-së një mundësi reflektimi vullnetmirë të këtij procesi negocimi. Gjë që u keqpërdor nga PD.
F.Xhafaj: KM përdori dhe këtë argument lidhur me arsyetimin me nevojën për të mos i zhvilluar zgjedhjet në Kavajë. Kemi pasur një ligjërim të dhunshëm të PD, që synonin të transformoheshin në organizime konkrete me grupe jashtë strukturave oartiake të PD por nën udhëheqjen, nxitjen e e tyre, që do krijonin rrëmujë, intimidim në ushtrimin e votës, si alibi për dështimin e negociatave.
S.Balla: Komisariati 3 flet për bomba molotov në dyqane.
F.Xhafaj: Jam në dijeni të burimeve nga Policia për identifikimin dhe procedimin e elementeve të tillë.
F.Xhafaj: Nuk do ishte nga ana e protestuesve. Por më shumë do përdorej protesta paqësore e militantëve të PD pë të krijuar tensione dhe përplasje, të cilat ishin në dijeninë time dhe të Policisë tërësisht e aftë për t’i përballuar. Por situata të tilla mund të dalin dhe jashtë kontrolli, dhe mund të krijonin një alibi për dështimin e kompromisit për Zgjedhjet e 18 qershorit, për pamundshmërinë që kisht e negociata.
F.Xhafaj: Nuk jemi në të njëjtën pikë sot. E enjtja, e premtja, e shtuna, kanë qenë ditë negociatash edhe me Presidentin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje. Zgjedhjet në Kavajë nuk kanë as rolin as peshën e zgjedhjeve të përgjithshme. Për ne nuk kishte nevojë për test. Para një Finaleje nuk luhet kalceto.
F.Xhafaj: KM nuk e dogji, por përdori mundësinë t’i jepte kundërshtarit politik heqjen e një alibie për mungesën e kompromisit.
F.Xhafaj: Zoti Basha gjithë këto ditë flet gjëra që jam shumë i bindur nuk i beson as vetë. Ne (dhe agjenci të pavarura nga qeveria) nuk kemi pasur asnjë të dhënë për konflikt të brendshëm mes qytetarëve. Madje dhe mes militantëve të PS dhe PD ka pasur marrëdhënie korrekte. Qytetarët nuk kanë dashur trazira në qytetin e tyre, të nxitura nga PD. PD ka 1. Shkelur lirinë e votës mes presionit; 2 po shkelte Kodin Zgjedhor pasi një ditë para zgjedhjeve nuk lejohet asnjë tubim nga subjekte politike (s’ka rëndësi i regjistruar apo jo); 3. Ishte tubim i paligjshëm pasi Policia nuk kishte dhënë leje.
PD synonte të sillte militantë në një territor të vogël si Kavaja, duke i penguar qytetarët në të drejtën e tyre të ligjshme për të ushtruar të drejtën e botës.
Ndërsa flet nga Çadra, PD cënon të drejtën e votës. Ajo mund të mos dojë të marrë pjesë në zgjedhje, por shkel Kushtetutënm dhe ligjin kur shkel të drejtën e votës.
F.Xhafaj: Jo, ne nuk mund të akuzohemi se po bëjmë shkelje. Në Kavajë kishte Polici për t’i garantuar zgjedhjet.
F. Xhafaj: Ndalime kemi bërë për atë që prezupozohej se mund të ndodhë. Por jo arrestime, sepse nuk ndodhi diçka.
Sokol Balla: Ka pasur një shkresë të SHISH për trazira dhe a i ka shkuar ai MPB apo institucioneve të tjera?
Fatmir Xhafaj: Me SHISH kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për organizimin e Pashkëve, periudhë e njëjtë me kërcënimet ndaj z.Basha por raste pa lidhje me njëra-tjetrën. Ishte gjykuar nga shërbimet e inteligjencës shqiptare dhe ndërkombëtarë se kishte persona që mund të organizonin aktivitete terroriste në territorin shqiptar. Këto janë procese që survejohen, janë më shumë se një moment i caktuar.
Sokol Balla: Z.ministër i rikthehem prapë Kavajës. Kur patët këto sinjalizime, këto indicje?
Fatmir Xhafaj: Për hir të së vërtetës nuk është se kemi një komunikim të drejtpërdrejt.
Sokol Balla: A do të ishte normale..
Fatmir Xhafaj: Nuk kemi një komunikim ose më saktë kemi pasur raste të tjera të kemi pasur një komunikim të ndërmjetëm. Por drejtpërdrejt nuk e kemi një komunikim të tillë edhe për shkak të gjuhës të retorikës shumë të ashpër që ka përdorur gjatë gjithë kësaj periudhe Z.Basha.
Sokol Balla: Z.ministër të shtunën opozita thotë se do të mbajë..ndërkohë në një intervistë televizive dy apo tre ditë më parë ish-kryeminsitri Berisha tha se ai mund të dalë dh ejashtë kontrollit apo diçka e tillë. Keni informacione për një situatë të tillë në 13 maj?
Fatmir Xhafaj: Ne po e ndjekim me vëmendje protestën e 13 majit. Ashtu siç ndjekim me vëmendje dhe deklaratat e lidershipit politik, të një pjese të vogël të lidershipit politik të Partisë Demokratike. Janë deklarata shqetësuese dhe nxisin dhunën, nxisin konfrontimin politik, nxisin destabilizimin. Nga ana tjetër kemi dëgjuar deklarimin (unë gjithashtu) të Z.Basha që protesta do të jetë paqësore. Ne urojmë që do të jetë e tillë. Nëse do të ketë akte dhune, natyrsiht që Policia do të përgjigjet. Do të reagojë dhe do të reagojë ashpër, ndaj atyre që kanë nxitur që kanë frymëzuar dhe që kanë realizuar aktet e dhunës dhe jo ndaj njerëzve të thjeshtë që kanë të drejtën e ligjshme për të protestuar.
Sokol Balla: Z.minsitër a është e mundur në këto kushte të mbahen zgjedhjet në 18 qershor?
Fatmir Xhafaj: Në cilat kushte?
Sokol Balla: Në këto kushtet e një tensioni të rritur politik. Në kushtet kur siç thoni ju elemente destabilizues mund ta shfrytëzojnë këtë situatë. Kur ju s’keni asnjë komunikim me Partinë Demokratike, që normalisht duhet të ekzistonte komunikim dypalësh. Pra kordinim i palëve përsa kohë protesta… njëra palë thotë është paqësore dhe pala tjetër thotë që do e garantojmë mbajtjen e tyre.
Fatmir Xhafaj: Nëse është protestë paqësore ajo nuk ka nevojë të garantohet, se është e vetëgarantuar protesta paqësore. Nëse protesta shitet si paqësore dhe përdoret si protestë dhune kjo është një gjë tjetër. Policia ndërhyn në këtë të dytën, kur elementë të protestës ose individë të caktuar protestën paqësore, vullnetin paqësor të qytetarëve shqiptarë e përdorin për të destabilizuar vendin. Dhe këtu do të ndërhyjë fort policia. Kjo është një gjë që e ka detyrë. E ka detyrë në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Këtu nuk është ndonjë çudi e madhe se protesta ka patur dhe do të ketë në këtë vend. Kjo nuk është arsye që do të vinte në diskutim çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në 18 qershor.
Sokol Balla: Zgjedhjet në Kavajë jo vetëm që u vunë në diskutim, por në fund nuk u bënë… Në 18 qershor nuk do kemi vetëm Kavajën. Por do jetë e gjithë Shqipëria.
Fatmir Xhafaj: Edhe njëherë. Sipas meje, është këndvështrimi juaj. Unë jam këtu për ta sqaruar.
Sokol Balla: Dilemat e njerëzve që shikojnë një palë politike që ecën bashkë me qeverinë thoni do garantojmë zgjedhjet, dhe pala tejtër do bojkotojmë zgjehdjet nuk do lejojmë zgjedhjet në 18 qershor. Cilëve skenar ti referohemi?
Fatmir Xhafaj: Nuk ka asnjë skenar që nuk përballohet nga Policia e Shtetit në funksion të lirisë së zgjedhjeve. Policia i ka gjithë kapacitetet e nevojshme, gjithë përgjegjësitë e nevojshme kushtetuese dhe ligjore që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Republikën e Shqipërisë.
Sokol Balla: Mos harrojmë që këtu përballen dy lloj të drejtash. Cila do të ishte kjo skemë që do t’i garantonte të drejtën kushtetuese të protestës, sepse dhe ajo është e drejtë kushtetuese, dhe të drejtën kushtetuese të votës?
Fatmir Xhafaj: Portesta paqësore nuk shkon te qendra e votimit. Portesta paqësore nuk shkon te institucionet e shtetit. Protesta paqësore nuk vjen tek shtëpia jote. Portesta paqësore nuk e cenon lirinë tënde të jetës dhe të shprehjes. Kjo është protesta paqësore. Ato janë të lira mund të funksionojnë dhe të ecin pavarësisht sa kohë që nuk shkelin njëra- tjetrën. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nëse pastaj dikush kërkon ta përdorë njërën nga këto në funksion të qëllimeve të tij politike për të cenuar lirinë e tjetrit këtu pastaj është i detyruar të ndërhyjë dhe ndërhyn me forcë shteti.
Sokol Balla: Dhe çdo të thotë kjo?
Fatmir Xhafaj: Përdorë gjithë instrumentet në kufijtë që i lejon ligji dhe në proporcion me veprimet e kryera për të mbrojtur interesat e vendit. Për të mbrojtur interesat e shtetasve, për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur, për të votuar, për të dhënë lirisht votën e tyre.