• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plan i çmendur! Preu dorën me sharë për të marrë 1 mln euro nga sigurimet, 22-vjeçarja përfundon në burg

by Ardit Rada
12/09/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua e re që ka prerë qëllimisht dorën e saj me një sharrë elektrike për të pretenduar dëmshpërblimin e sigurimeve prej rreth 1 milionë euro, është burgosur për tre vjet në Slloveni.

22 vjeçarja Julija Adlesic nga Ljubljana, hartoi planin makabër bashkë me të dashurin e saj për të prerë dorën e majtë sipër kyçit dhe më pas ta linte në shtëpi kur shkuan në spital për ndihmë, në mënyrë që të mos mund të rivendoset më me kirurgji.

Adlesic u shpall fajtore për mashtrim me sigurimet dhe u dënua me tre vjet burgim. Prokurorët zbuluan se para se të sharronte dorën e saj ajo kishte nënshkruar me pesë kompani të ndryshme sigurimesh.

Adlesic priste të mblidhte më shumë se 1 milionë euro, gjysmë të paguara menjëherë dhe pjesën tjetër në këste mujore.

Disa ditë para incidentit në fillim të 2019, hetimet e policisë zbuluan se partneri i Adlesic, Sebastien Abramov, kishte kërkuar në internet për dorë artificiale, çka u përdor si provë se gjymtimi ishte pjesë e mashtrimit të sigurimeve.

Pasi preu dorën e saj Adlesic u dërgua në spital nga i dashuri dhe babai i tij, duke thënë se ishte lënduar duke prerë degë.

Autoritetet thanë se ajo qëllimisht kishte lënë dorën e prerë në shtëpi për të siguruar që lëndimi të ishte i përhershëm dhe të merrte shpërblimet masive.
Por plani i tyre u prish kur policia rekuperoi dorën e prerë dhe kirurgët ia rivendosën në vend.

Gruaja protestonte pafajësinë e saj duke thënë se nuk do të kishte prerë kurrë dorën me dashje.

Por gjykatësja Marjeta Dvornik tha: “Ne besojmë se dënimi është i drejtë dhe i përshtatshëm, dhe do të kryejë qëllimin e tij.”
I dashuri i saj Abramov u dënua me tre vjet burg kurse babai i tij me një vit burg të pezulluar.

/e.rr

Next Post
Mes tensioneve dhe polemikave, Barcelona zgjedh kapitenin për sezonin e ri

Mes tensioneve dhe polemikave, Barcelona zgjedh kapitenin për sezonin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In