• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plaku nga Kukësi dhe ku gabon presidenti Meta…

by Shpëtim Nazarko
02/03/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Megjithëse flas shpesh në ekrane, apo shkruaj po aq, një gjë kam frikë ta bëj në punën që kam zgjedhur prej shumë kohësh. Të flas apo shkruaj për ligjet dhe të diskutoj aspektet juridike të një çështjeje.

E di mirë, që kjo histori fillon nga e Drejta romake dhe nuk është punë për një gazetar, sado e sido ta cilësojë veten ai, apo ta cilësojnë të tjerët. Historia e të drejtës dhe e ligjeve të saj, apo e vetëm një ligji, është punë dymijëvjeçare. Kaq më ka mjaftuar, për të mos u futur në diskutime, as për të dhënë opinion mbi një çështje të lidhur me të.

Në këtë arsyetim, jam mbajtur pa shkruar edhe për çështjen që ka ngritur Presidenti i Republikës. Ndërkaq, kjo nuk më pengon, ta shoh çështjen nga një kënd tjetër dhe t’ia them ca ditë më parë, në formë të drejpërdrejtë edhe vetë Presidentit të Republikës.

Po e paraqis çështjen pikërisht nga ky kënd, për lexuesit e Konicës.

Këtu e kohë më parë, u ndesha me një plak të vjetër që duket më njohu nga ekranet dhe pa folur gjatë, më pyeti fare thjesht.

A mund të më thuash, pse e kritikon Presidentin Berisha, prej kohësh?

E pashë dhe u mendova pak. E kuptova nga dialekti, se ishte nga Veriu i vendit. Pyetjes iu përgjigja po me pyetje dhe i thashë, nga vinte dhe sa kohë kishte që kishte “rënë” në Tiranë. Plaku ngurroi pak dhe më tha, se ishte nga Kukësi, ishte tetëdhjetë vjeç dhe kishte pesëmbëdhjetë vjet që kishte ardhur.

Nuk e di pse kam një debolesë për njerëzit e kësaj krahine, më shumë se kujtdo tjetër. Do ta kujtoj sa të vdes, ndihmën që më dha një familje kuksiane nga ato të ikurat e pas 1944-ës, në Francë. Plaku i shtëpisë Tota, megjithë varfërinë e asaj familje të stërmadhe që rronte me kodet e vjetra, më mbajti si djalin e tij, për kohë të tëra. Dhe në shtëpinë e tij, pashë një edukatë shembullore, e cila ka kohë që duket është arratisur nga vendi e që ishte fare e ndryshme nga ajo që krijuam ne, prej 1944-ës.

Dëgjo mik i mirë, – i thashë. Ju jeni nga Veriu dhe unë jam nga Jugu. Në Veri, kanë një zakon shumë herë më të mirë, se te ne jugorët. Kur ndodh diçka e rëndësishme, atëherë mblidhet Oda e burrave dhe flet Plaku i shtëpisë. E të gjithë, duhet ta dëgjojnë me vëmëndje. Pasi merren vendime prej tij e diskutohen edhe heshturazi, të gjithë i zbatojnë ato.

Po nëse Plaku i shtëpisë nuk mbledh Odën e burrave, apo del dhe ai rrugëve dhe bërtet, çfarë ndodh? Shtëpia e gjithë, merr rrokullimën dhe fatkeqësia shtohet. Unë besova, se Berisha, kur erdhi në ’92-in, në krye, do të bënte Plakun e shtëpisë dhe do vepronte me urtësi, për të na shpjeguar tamam hallin që na kishte gjetur, pas rënies së regimit të vjetër dhe ne të shkonim me qetësi në rrugën e re…

Po duket, Berisha ka ikur shumë i ri nga Veriu dhe nuk i ka ndjekur shumë diskutimet në Odën e burrave. Kjo na çoi në fatkeqësi të reja, më të mëdha se të parat… Kjo është arsyeja që edhe unë ika shpejt prej tij, pa e kthyer më kokën prapa.

Plaku nuk foli dhe vazhdoi të pinte duhanin e tij…

Mendoj se në të njëjtin situatë, jemi dhe me Presidentin aktual. Pa paragjykuar asgjë, nga ato që ai pretendon për Kushtetutën, një gjë është e qartë. Si Plaku i shtëpisë, ai kishte mundësira shumë më të urta, për të pozuar vështirësinë.

Thjesht, mund të dërgonte letra të mbyllura në Komisionin e ligjeve. Të thërriste palët, po me dyer të mbyllura dhe t’u tregonte shqetësimin e tij.  Mundësisht, tanëve dhe jo të huajve. Është ai i pari, që hallet e shtëpisë, nuk i nxjerr në pazar, po i diskuton me njerëzit e shëpisë së tij.  Pastaj, nëse nuk e dëgjonin, mund ta rriste gradën e shqetësimit, duke vajtur tek instrumenti i fundit që unë besoj se e ka në dorë. T’i dërgonte Mesazh të hapur parlamentit, duke theksuar shqetësimin. Në këtë rast, detyra quhej e plotësuar përfundimisht,

Rruga e ndjekur nga Presidenti, është e gabuar. Plaku i shtëpisë, nuk mund të shkatërrojë shtëpinë. Çdo vendim që ai merr për ta pozuar në rrugë, shpie në rastin e keq, në shkatërrimin e shtëpisë, pas të cilës, ka humbur përfundimisht dhe ai vetë. Kjo rregull e thjeshtë, vlen në të gjitha rastet edhe kur nuk njeh as të Drejtën romake dhe asnjë ligj të shkruar, a të pashkruar që nga koha kur kjo e drejtë, udhëheq pothuajse gjithë botën.

Meta, zgjodhi rrugën e gabuar dhe kjo, edhe në rastin që supozohet se ai ka të drejtë. E drejta e fituar nga Plaku i shtëpisë, me mjete që nuk i takojnë atij në bazë po të rregullave të pashkruara, shpie vetëm në zjarrin që i vë shtëpisë së tij.

Larg qëndrimeve moralizuese. Presidenti mund të thotë se Parlamenti nuk do ta dëgjonte. Ai ka uzurpuar, si partia e mazhorancës, çdo gjë. Është vetë i paligjshëm etj., etj.

Mbase duket se është kështu. Në vitet ’90-të, në Gjermani, ku isha refugjat, Presidenti i asaj kohe, që ka fuqi të pakta ashtu sa tek ne, mbajti një fjalim që e tronditi vendin për ditë të tëra, Foli thjesht për rëndësinë e edukimit, nëpërmjet librit dhe braktisjes së tij, prej gjermanëve. Kjo do na shpjerë nesër në hatara, theksoi ai. Jemi larguar prej rrugës së të parëve e kjo është dramë që do të duhet ta paguajmë… Gjermania e dëgjoi, e tronditur dhe në heshtje,

Po ne nuk jemi në Gjermani, – mund të thotë dikush. Po, është e vërtetë. Po traditën e Plakut të shtëpisë, e dimë më mirë se gjermanët. Nëse Meta, do të ndiqte rrugën që thashë e që bazohet në rregullat tona të vjetra, e Parlamenti nuk do ta dëgjonte, ai kishte vetëm një rrugë. Thjesht, të jepte dorëheqjen me urtësi. Vetëm kjo, mund ta bënte vendin të dëgjonte e ai, të bënte një efekt me gjestin e tij, shumë herë më të madh sesa e mendon ai vetë, apo të tjerë rrotull tij.

A ka rrugë tjetër?  Vetë, besoj se jo. Duam apo nuk duam, këto rregulla i kanë vendosur paraardhësit tanë. Ato janë ligje të pashkruara. Ai që i shkel sot ose nesër, paguan vetë i pari. Nuk ka rëndësi forma e pagesës. Në të gjitha rastet, nuk fiton edhe kur i duket se ka fituar.

Next Post
Prej një viti në kërkim, kapet autori i plagosjes së rëndë në Babrru

“Kuzhina” prangos të kërkuarin nga Peqini, bashkëpunim mes policisë me katër shtete të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 24, 2026
Çdo javë protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

January 24, 2026
Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

January 24, 2026
Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

January 24, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 25 janar 2026

January 24, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Pse Berishës i intereson më shumë se kujtdo që Rama të jetë pranë Trump?!

January 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In