• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PLAKJA E FRIKSHME E SHQIPERISE/ Fëmijët pakësohen, të moshuarit shtohen, të rinjtë ikin

by Java News
01/11/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave japin një panoramë të zymtë për popullsinë shqiptare, ku numri i fëmijëve është në pakësim dhe popullsia është në plakje të shpejtë.

 

Nga Gjergj Erebara

Shqipëria kishte 615 mijë fëmijë në vitin 2011, por në vitin 2015 numri i fëmijëve ra në 522 mijë. Një rënie me 15 për qind brenda pesë vitesh, në statistikat demografike konsiderohet një ndryshim me përmasa dramatike. Ndryshimet në numrin e fëmijëve shkaktojnë pasoja zinxhir në shumë sektorë të tjerë të shoqërisë, pëfshirë numrin e nxënësve, raportin nxënës për mësues, raportin e mjekëve pediatër për fëmijë si dhe më e rëndësishmja, numri i fëmijëve përcakton nivelin e popullsisë në të ardhmen. Megjithatë, numri i fëmijëve që lindin çdo vit në Shqipëri po vjen vazhdimisht në rënie e gjasat janë që do të vijojë të bjerë më tej. Popullsia shqiptare është në plakje me ritëm të shpejtë ndërsa pjesa më e shëndetshme e popullsisë, të rinjtë, po largohen në masë në emigrim.

Instituti i Statistikave publikoi vjetarin statistikor 2015, një botim që paraqet të dhënat kryesore demografike, ekonomike dhe shoqërore të vendit. [Link]

Sipas vlerësimeve të INSTAT, popullsia totale e Shqipërisë ka rënë përgjatë pesë viteve të fundit, rënie e shkaktuar tërësisht nga norma e vlerësuar e migrimit neto, ndërkohë që lindjet, pavarësisht se në pakësim, vijojnë të mbeten më të larta se sa vdekjet. Në vitin 2011, Shqipëria vlerësohej se kishte 2.9 milionë banorë ndërsa deri në vitin 2015, popullsia rezidente vlerësohet se ka rënë me 16 mijë vetë.

Instituti i Statistikave e llogarit popullsinë rezidente duke u bazuar në shifrat e censusit 2011 si dhe lindjet e vdekjet e regjistruara, plus një koeficent të hamendësuar mbi nivelin e emigrimit dhe rikthimit nga emigracioni. Këto të dhëna janë vlerësime dhe për rrjedhojë, mund të jenë të gabuara. Por tendenca e tyre vit pas viti është treguesi kryesor.

Treguesit kryesorë demografikë konsiderohen në përkeqësim. P.sh, ndërsa numri i fëmijëve bie, numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç është rritur nga 324 mijë vetë më 2011 në 365 mijë vetë më 2015. Numri i shqiptarëve mes 15 dhe 64 vjeç është rritur nga 1.97 milionë në 2 milionë vetë. Por pema demografike e krahasuar 2011-2015 tregon se brenda brezit të shqiptarëve në moshë pune kemi një pakësim në numrin e shqiptarëve nën 35 vjeç dhe një numër konstant apo në rritje të shqiptarëve mbi këtë moshë. [shih Figura 5, Piramida e popullsisë, 2011-2015 f. 11]

Parashikimi i Instat është që në vitin 2060, Shqipëria do të jetë një vend me një numër minimal fëmijësh dhe me një numër shumë më të lartë të moshuarish.

Aktualisht, indeksi i fertilitetit, i cili mat numrin e fëmijëve që mund të lindin mesatarisht gratë gjatë moshës së tyre riprodhuese 15-49 vjeç, qëndron prej vitesh në kuotat minimale prej 1.6 apo 1.7 fëmijë për grua. Që popullsia të mos bjerë, nevojitet që lindshmëria të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua, një shifër pothuajse e paarritshme nga niveli aktual i lindshmërisë.

Shqipëria ka qenë një nga vendet me popullsi më të re në planet në fillim të viteve 1990, por gjatë dy dekadave të fundit, mosha mesatare e popullsisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në censusin e vitit 2011, mosha mesatare e popullsisë rezultoi 34.9 vjeç ndërsa vlerësimi për vitin 2015 është 37.2 vjeç.

Edhe jetëgjatësia e shqiptarëve, e cila ka qenë vazhdimisht në rritje përgjatë dy dekadave të fundit, rezultoi për herë të parë në rënie në vitin 2015, por Instituti i Statistikave sugjeron se kjo rënie mund të jetë pasojë e regjistrimit më të saktë të vdekjeve nga zyrat e gjendjes civile dhe jo rënie e drejtpërdrejtë e jetëgjatësisë.

Rënia e numrit të fëmijëve në Shqipëri është shoqëruar me ndryshime të konsiderueshme në sistemin arsimor. Aktualisht, ndërsa numri i nxënësve ka rënë, numri i mësuesve ka qëndruar konstant. INSTAT vlerëson se raporti nxënës për mësues në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar ka qenë 14 fëmijë për mësues në vitin 2011 për të dënë në 11 fëmijë për mësues në vitin 2015. Kjo mesatare kombëtare mbart në vetvete ndryshime edhe më dramatike në rajone të ndryshme të vendit. Përgjatë viteve të fundit, numri i shkollave nëntëvjeçare është reduktuar si pasojë e mbylljes së shkollave nëpër fshatrat e thellë ku kanë mbetur shumë pak fëmijë ndërsa numri i shkollave të mesme e universiteteve ka ardhur në rritje të lehtë.

BIRN

MA.ME

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

PRESIDENCIALET SHBA/ Stafi i Clinton akuzon FBI për standarde të dyfishta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In