Një plagosje ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.
Policia ka bërë me dije se në fshatin Vrinë pas një konflikti për motive të dobëta, një 34-vjeçar ka therur me thikë 43-vjeçarin nga Konispoli me iniciale, A.Z.
Ai është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Sarandës duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, si dhe ka referuar materialet e ngjarjes në prokurori. /b.d










