Një 64-vjeçar në Berat është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi është plagosur me çifte nga dy të mitur.
Ngjarja ka qenë aksidentale, teksa dy të miturit, 17 dhe 13 vjeç, kanë marrë çiften dhe kanë dalë natën për gjueti. Ata kanë gjuajtur në errësirë, pa e parë personin, të cilin e kanë plagosur.
Policia ka ndalur dy të miturit, E.Xh., 13 vjeç dhe E.B., 17 vjeç.