Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Krujës pas një sherri mes fqinjësh.
Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit, në “rrugën e Lllubanëve”, ku shtetasi Adriatik Ishmaku është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person.
Ai është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital me urgjencë. Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale K.A.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt banal i çastit. Policia ndodhet në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.r