Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e 22 marsit, ku një 42-vjeçar plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Ky i fundit, sipas policisë, ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, siç mund ta shihni në pamjet e publikuara, autori ka rënë në pranga, pas 3 orësh arratisje…
Siç thonë blutë, është arrestuar edhe një 35-vjeçar, A. Ç., i dyshuar se e ndihmoi autorin të largohej me makinë drejt qytetit bregdetar.
Policia gjeti dhe sekuestroi armën e përdorur në krim.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit.











