Tonin Ramaj (Hosaj) mbeti i plagosur mesditën e sotme në Vlorë. 33-vjeçari u qëllua me armë zjarri në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe u transportua në spital.
Policia dyshon për dy autorë të plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tyre.
Sipas tij, 33-vjeçari është qëlluar me qytën e armës në sy dhe më pas me plumba në këmbë.
“Autori ishte i pamaskuar. Më pas ai u largua në zonën e Celes. Aktualisht i riu është në gjendje të flasë dhe ka dhënë dhe emrin e autorin, ndërkohë policia nuk tregon detaje për arsye hetimore”, raportoi Mehmeti.
Ndërkohë janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.
/f.stafa