Policia e Lezhës ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur në Ishull Lezhë, ku një person u plagos me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:45, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Arben Gjini, 35 vjeç.
I plagosuri ishte në një lokal bashkë me autorin e ngjarjes, dhe pas një zënke të momentit, situata ka degjeneruar me përdorimin e armës.
Gjini ka marrë një plumb në këmbë dhe një në shpatull, ndërsa autori është larguar.
Në fshatin Kolsh të Lezhës, policia ka gjetur një makinë të djegur, tip Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori për t’u larguar. Mjeti në fjalë ishte raportuar i vjedhur./a.m.










