• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja mes anëtarëve të së njëjtës familje për një lavatriçe zhavorri… policia arreston 4 persona

by Java News
09/02/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Dibrës ka njoftuar se ka vënë në pranga katër persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Dibër, ku u plagos rëndë Endri Sina.

Mësohet se në pranga janë vënë Pëllumb  Sina, 62 vjeç, Renato Sina, 30 vjeç, djali i Pëllumb Sinës,  (I dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes), Taulant  Sina, 31 vjeç, Endri Sina 18 vjeç, vëllai i Taulantit, të gjithë banues në fshatin Rreth Kale, njësia administrative Muhurr-Dibër.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër  dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët, është pozicionuar dhe ka  pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë  dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vendngjarje është konstatuar se ishte plagosur me armë zjarri  shtetasi Endri Sina  i cili u dërgua për ndihmë mjekësore më të specializuar  në spitalin e traumës në Tiranë.

Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por falë veprimeve të shpejta të policisë  janë arritur të kapen   në kohë rekord shtetasit (babë e bir) Pëllumb dhe Renato Sina,  që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin Endri Sina.

Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër, ku babë e bir nuk kanë qenë dakord me marrëveshjen dhe  kanë qëlluar me armë zjarri Pistoletë në drejtim të kushërinjve të tyre, shtetasve Endri  dhe Taulant Sina (vëllezër), ku edhe këta  u janë përgjigjur me armë zjarri automatik.

Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë s Endri  Sina.

Në vendin e ngjarjes policia  ka sekuestruar:

-një Automatik model 56,  me një krëhër në trupin e tij me 26 copë  fishekë.

-një Pistoletë TT model 54 , me një krëhër me 2-copë fishekë.

-tre gëzhoja model 56,

-tre  gëzhoja model 54,

-një Predhë e shtypur

-tre shkopinj, dy druri dhe një  shkop plastik.

-një  automjet tip “Mercedz  Benz”

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i  kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Shkencëtarët kthejnë mikrobin që helmon ushqimin… në një luftëtar të vërtetë ndaj kancerit!

Shkencëtarët kthejnë mikrobin që helmon ushqimin... në një luftëtar të vërtetë ndaj kancerit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In