• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja me thikë për një gërvishtje makine, kush është autori i sherrit në “Don Bosko” (FOTO)

by Java News
21/08/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gërvishtje makinash është bërë shkak i një plagosjeje të rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Një 34-vjeçar është goditur disa herë me thikë nga personi me të cilin u konfliktua pas fërkimit të makinave, i cili e ka lënë të gjakosur në trotuar dhe ka nxituar të largohet nga vendngjarja.

Megjithatë shërbimet e Komisariatit nr.3 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, e kanë arrestuar autorin e dyshuar vetëm pak minuta pas krimit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 10:15 të mëngjesit të djeshëm, në sy të dhjetëra kalimtarëve që u kthyen në dëshmitar të sulmit të frikshëm me thikë. Ishin ata që lajmëruan Policinë në numrin e emergjencave dhe fatmirësisht vetëm pak metra larg vendngjarjes ndodhej patrulla e Komisariatit nr.3 që u vu në ndjekje të autorit.

Burime zyrtare të Policisë thanë se autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa i plagosuri është 34-vjeçari Spartak Mançe, i cili ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës, nën terapi intensive.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur disa orë dhe sipas mjekëve gjendja e tij vijon të jetë kritike, por e stabilizuar. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë e madhe që është përdorur nga autori.

“Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë, rreth orës 10:15, në rrugën ‘Don Bosko’, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, Spartak Mançe, 34 vjeç, i cili ndodhet në SQU-të, nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Sipas deklarimeve që kanë dhënë në Polici dëshmitarët okular të ngjarjes, debati mes autorit dhe të dëmtuarit ka nisur për një fërkim makinash. Ata kanë ndaluar mjetet në rrugë dhe janë përleshur fillimisht me grushte, më pas Kolndreu ka marrë një thikë në makinë dhe ka goditur disa herë 34- vjeçarin.

Dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë Policinë, por në atë kohë autori ka hedhur thikën në tokë dhe ka nisur të vrapojë për t’u larguar nga vendngjarja./a.ç

thumbnail_besnik-kolndreu

 

Next Post
Pesë sëmundjet që paralajmëron era e keqe e gojës

Pesë sëmundjet që paralajmëron era e keqe e gojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com