• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja, Kidi Kazazi tregon sherrin me Kurtin: Ishte për gruan, jo për politikë

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i FRPD-së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili u plagos mesditën e së premtes përpara lokalit të tij nga ish-drejtori i Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, ka deklaruar për gazetën Panorama se ngjarja nuk kishte ngjyra politike.

Sipas tij, shkak për përplasjen është bërë bashkëshortja e Kurtit, të cilës ai dhe babai i kishin kërkuar të mos parkonte para lokalit të tyre, pasi u pengonte aktivitetin e përditshëm.

Gjatë një prononcimi për gazetën, Kidi Kazazi tregoi momentet e përplasjes fizike me Sajmir Kurtin, i cili, pasi i telefonoi bashkëshortja, kishte shkuar për t’u kërkuar llogari te lokali në pronësi të familjes Kazazi. “Ngjarja nuk ka fare ngjyra politike. Historia është e tillë: Gjatë paradites, bashkëshortja e Sajmirit parkoi automjetin para lokalit në pronësi të familjes sonë.

Ne i kërkuam ta largonte makinën nga parkingu i lokalit, pasi e kishte bërë rrugë, duke e parkuar thuajse çdo ditë aty.

Ajo lajmëroi bashkëshortin e saj, Sajmir Kurtin, i cili erdhi na kërcënoi me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit, ku në ato momente ndodhesha unë dhe babai im Eqerem Kazazi.

Filloi të bërtiste dhe shante, duke krijuar një situatë të pakëndshme. Pas një përleshjeje në ambientet e brendshme të lokalit, ne e qëlluam disa herë atë si dhe ia morëm pistoletën.

Në momentin që dolëm në ambientet e jashtme të lokalit, ai rrëmbeu sërish pistoletën dhe qëlloi në drejtimin tonë, duke na lënë të plagosur mua, babanë tim dhe një tregtar ambulant që ndodhej aty rastësisht.

Më pas u largua me shpejtësi”, u shpreh kreu i FRPD-së Kavajë, i cili ka lënë dje spitalin dhe bashkë me të atin, që gjithashtu mbeti i plagosur, është rikthyer në shtëpi.

“Aktualisht ndodhemi mirë nga ana shëndetësore. Pasi kemi marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Kavajës, tashmë ndodhemi në shtëpi pranë familjes sonë. Ishte një ngjarje e pakëndshme, për vetë faktin se Sajmiri kishte ardhur i armatosur dhe me qëllim për t’u konfliktuar me ne.

Ne nuk e ofenduam aspak bashkëshorten e tij, vetëm i kërkuam të mos e parkonte më makinën para lokalit, sepse e kishte bërë rrugë dhe na pengonte në punën e përditshme. Nuk kemi pasur fërkime me herët me Sajmirin. Ai erdhi si i fortë, me armë në brez, duke na kërcënuar se do të na vriste.

Ne ua kemi lënë në dorë gjithçka autoriteteve përgjegjëse dhe presim që kjo ngjarje të zbardhet dhe secili të marrë atë që meriton”, ka pohuar ndër të tjera kreu i FRPD-së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili së bashku me babanë e tij, Eqerem Kazazi dhe një shitës ambulant u plagosën nga Sajmir Kurti me armë zjarri.

Panorama/d.i.

Next Post

Ndryshimet në formacion për Rumaninë, dëmtohen Xhaka e Aliji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In