• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në formacion për Rumaninë, dëmtohen Xhaka e Aliji

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria bën vetëm dy ndryshime ndaj Rumanisë. Në stërvitjen e fundit, trajneri Gianni De Biasi ka provuar lojtarët që pritet të jenë titullarë dhe në krahasim me ndeshjen ndaj Francës, të vetmet lëvizje janë rikthimi në formacion i Lorik Canës dhe Migjen Bashës. Mbrojtësi Arlind Ajeti ulet në stol, ndërsa mungesën për shkak kartonësh të Burim Kukelit do ta zëvendësojë Basha në mesfushë.

Stërvitja e fundit ka pasur edhe të papritura, pasi mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, është dëmtuar dhe do të mungojë ndaj Rumanisë. Aliji ka pësuar një tërheqje muskulore dhe e ka të pamundur të rikuperohet.

Nga ana tjetër, dhimbjet e kokës për De Biazin janë shtuar kur Taulant Xhaka ka lënë stërvitjen në mes. Mësohet se mesfushori ka pasur probleme shëndetësore dhe menjëherë stafi mjekësor është kujdesur për gjendjen e tij.

FORMACIONI

Teksa pritej që De Biazi të aktivizonte një formacion me më shumë lojtarë që kanë tipare ofensive, ka ndodhur e kundërta.

Mesfushori i djathtë, Odise Roshi, si dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, të cilët kanë luajtur titullarë në pjesën dërrmuese të edicionit të fundit, do ta nisin sërish nga stoli. Trajneri është i bindur në zgjedhjet e tij, teksa sërish në majën e sulmit do të jetë Armando Sadiku.

Shqipëria do ta nisë sot me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje është katërshja e zakonshme: Elseid Hysaj në të djathtë, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj në qendër, si dhe Ansi Agolli në të majtë.

Në mesfushë do të luajë në rolin e organizatorit Migjen Basha, ndërsa në qendër do të jenë gjithashtu Ledian Memushaj dhe Amir Abrashi. Nga krahët do të luajnë Andi Lila dhe Ermir Lenjani, ashtu si kundër Francës.

Në se ancën e fundit, lojtarët janë shfaqur të përkushtuar, teksa gjithçka i është kushtuar anës taktike. Edhe pse De Biazi është munduar të përziejë kartat, sërish është lënë të kuptohet se cilët do të zbresin në fushë. Ndaj Rumanisë është ndeshja e fundit në grup dhe një fitore mund t’i hapë rrugën Shqipërisë për kalimin e fazës.

STËRVITJA

Shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm në Lion gjatë kësaj jave ka detyruar UEFA-n që të marrë masa drastike për të ruajtur gjendjen e terrenit të stadiumit në të cilin sonte do të luhet takimi mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Në këto kushte, organizatorët e aktivitetit kanë vendosur që të mos lejojnë asnjërën prej dy skuadrave që të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në impiant.

Panorama/d.i.

Next Post

Egjipt, 40 vjet burg për ish-presidentin Morsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In