Një person është vënë nën hetim nga policia e Bulqizës, i dyshuar si përgjegjës për plagosjen e dy minatorëve të minierës së Kromit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës,
ku në një minierë të nxjerrjes së kromit u aksidentuan dy punonjës, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Dibrës, në gjendje të lirë për A.Ç,, 44 vjeç, banues në Bulqizë, sinjalist, manovrues në minierën e kromit Bulqizë.
Të dyshuarit si pasojë e neglizhencës i ka rrëshqitur e dalë nga shinat vagoni, dhe si pasojë mbetën të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy punëtorë të minierës.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për vepra penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
/a.r