• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosja e Kasandër Nogës në Belgjikë/ Zbardhet dëshmia e administratorit të lokalit: Personi me xhaketë bezhë nxori një pistoletë të zezë dhe…!

by Java News
13/06/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut. 43-vjeçari Hasanbelliu mbeti i plagosur me gjashtë plumba në Belgjikë, por në të shkuarën e tij, veç të tjerash, ndodhet edhe një akuzë për plagosjen e Nogës, po në Belgjikë në vitin 2002.

Referuar dosjes në lidhje me çështjen, administratori i barit “Pre-Historie”, ku ka ndodhur edhe plagosja e Kasandër Nogës, ka zbuluar karakteristikat e personit që ka kryer plagosjen.

Sipas deklaratës së tij të dhënë më 17.03.2002, personi me xhaketë bezhë ka nxjerrë një pistoletë të zezë dhe ka filluar të qëllonte në drejtim të klientëve që erdhën në fund.

“Personi me xhaketë bezhë nxori një pistoletë të zezë. Duke qëlluar ai u largua nga dera e jashtme. Ky që qëlloi u ndoq nga personi me xhaketë të zezë lëkure që nuk kishte arme… Personi me xhaketë bezhë ka qenë rreth 175 cm. me flokë të shkurtra, biond, i ri ndërmjet 20 dhe 40 vjec.

Personi me xhaketë të zeze ishte rreth 170 cm. me flokë të zi dhe mjekër të zezë, ndërmjet 20 dhe 40 vjeç. Unë nuk i kam parë kriminelët dhe viktimat të flasin në celular. Kriminelët nuk e paguan porosinë”, ka shpjeguar ndër të tjera administratori Dilen Yakup, raporton News24.

Në datën 20 mars 2002, dëshmitari Jakup i është nënshtruar procesit të njohjes së autorëve, ndërsa i janë vënë në dispozicion 16 fotografi të personave të ndryshëm.

Administratori i barit është treguar 100% i sigurt në njohjen e personit që ka qëlluar, duke identifikuar njohur të pandehurin Erion Hasanbelli.

“Më datë 20.03.2002 dëshmitari Dilen Jakup i është bërë një paraqitje për njohje me 16 fotografi të personave të ndryshëm. Sipas procesverbalit të mbajtur për këtë veprim rezulton se dëshmitari Dilen Yakup ka njohur të pandehurin Erion Hasanbelli (Jani Sotiri) si personi me xhaketë bezhë që qëlloi në ngjarjen e datës 17.03.2002, ku mbeti i vrarë shtetasi Julian Çela dhe u plagos shtetasi Kasandër Noga”, thuhet në dosje.

“Unë e njoha menjëherë foton nr. 10 dhe jam njëqind për qind i sigurt se ky është personi që më datë 17 mars pasdite filloi të qëllonte në kafen time. Ky është krimineli. Kriminelin e dytë nuk e pashë shumë mirë, atë e pashë shumë pak”, është shprehur dëshmitari./m.j

Next Post
Keni dëgjuar për ‘Hënën luleshtrydhe’? Ja çfarë ndikimi do të ketë tek shenjat e Horoskopit

Keni dëgjuar për 'Hënën luleshtrydhe'? Ja çfarë ndikimi do të ketë tek shenjat e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E rëndë në Turqi, oficeri i policisë në pension ekzekuton me gjakftohtësi partneren e tij në aeroportin e Antalyas! Pamjet tronditëse

VIDEO/ E rëndë në Turqi, oficeri i policisë në pension ekzekuton me gjakftohtësi partneren e tij në aeroportin e Antalyas! Pamjet tronditëse

August 21, 2026
Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

August 21, 2026
“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

August 21, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

August 21, 2026
Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

August 21, 2026
Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

August 21, 2026
Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

August 21, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

August 21, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

August 21, 2026
Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com