• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja e dyfishtë në Ishull-Lezhë/ Prangoset një person, në kërkim dy të tjerë

by A R
31/08/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, te rreth-rrotullimi i Ishull – Shengjinit, ku mbetën të plagosur 2 shtetas.

Uniformat blu arrestuan një prej autorëve dhe shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.

Me datë 30.08.2016, është njoftuar se tek rreth-rrotullimi i Ishull Shëngjinit, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale , bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes , mbledhjen e provave materiale , si dhe zbardhjen e ngjarjes, duke nxjerrë përfundim se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Vlash dhe Vlad Seferaj( vëllezër ) kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë.

Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë  të ngjarjes , në kohë rekord kanë bërë të mundur  identifikimin e autorëve,  duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.  Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/5 të Kodit Penal.

2. Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale ” Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.

Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, shtetasit:

1. Vlash  Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”mbetur në tentative  dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278/5 të Kodit Penal.

2. Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë , për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

8 Gezhoja model 54
3 fishekë model 54 të pa qitura
7 gëzhoja 9mm pistoletë
Automjeti tip Benz në pronësi të shtetasit Bledar Kovaçi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Next Post
Qeveria të shpëtojë ishujt e Ksamilit

Deputetë që paguhen për të mos bërë ligje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com