• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Plagosja e 4 personave në Podujevë, policia zbulon arsenal armësh, sekuestrohen armë e qindra fishekë

by A R
03/07/2026 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër persona mbetën të plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri që ndodhi të enjten rreth orës 13:40 në Podujevë, teksa policia e Kosovës ka reaguar sot zyrtarisht duke dhënë detaje për ngjarjen dhe kontrollet e kryera pas konfliktit.

Sipas Policisë së Kosovës, tre nga të plagosurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa personi i katërt ishte një kalimtar i rastit që u godit gjatë ngjarjes. Të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë sekuestruan tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja. Megjithatë, bastisjet e zhvilluara më pas në pronat e të dyshuarve zbuluan një arsenal shtesë armësh dhe municioni.

Gjatë kontrollit u sekuestruan dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurtra të shoqëruara me 82 fishekë, si dhe një armë gjahu me 49 fishekë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa hetimet e Policisë së Kosovës janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Next Post
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt cenon mandatin e fituar me votë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com