Policia ka dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen në Delvinë ku u gjet i plagosur rëndë me thikë një 20-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu tentoi vetëvrasje në kushtet e depresionit.
“Rreth orës 08:25, në lagjen “L.Malo” Delvinë, dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës në banesën e tij, shtetasi A.H., 20 vjeç.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është nisur me Helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Dyshohet se personi ka vepruar ne kushtet e depresionit”, raporton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin./a.m.