Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një 27-vjeçar, i cili e ka goditur më pas me thikë.
I plagosuri me iniciale B.H u qëllua mbrapa Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe mbeti i plagosur lehtë. Ai ishte duke debatuar me 27-vjeçarin Azgan Cengu. Dyshohet se sherri mes tyre ndodhi për shitjen e disa dozave kanabis, ndërsa Policia e Tiranës thotë se shkak ishin motivet banale.
Autori i plagosjes, 27-vjeçari Cengu u arrestua menjëherë nga uniformat blu dhe ju sekuestruan 13.25 gram kanabis. Kurse në banesë ju gjetën edhe 282 gram të tjera lëndë narkotike. Azgan Cungu akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
a.ç