• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosi policin, rrëfehet autori: Unë grabisja në Itali, por këtu…

by Java News
28/12/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aldi Lleshaj, 20- vjeçari që u arrestua për grabitjen dhe plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, vijon të mbahet i shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekim. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi nuk iu bind thirrjeve të policëve për t’u dorëzuar, duke i detyruar forcat e rendit të qëllojnë ndaj tij. Ndërsa kurohet në spital, të riun e mbajnë në vëzhgim 24 orë dy punonjës Policie, në një prej dhomave që ndodhet në pavijonin e katit të parë, në Spitalin e Traumës.

Në dhomën ku mbahet i shtruar Aldi Lleshaj nuk ka pacientë të tjerë, vetëm dy punonjësit e Policisë që e ruajnë çdo minutë. Megjithatë, ne arritëm të futeshim në dhomën e tij dhe ta pyesnim për motivet që e shtynë në plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, Nikolin Gjergji.

Motive, që në fakt as ai vetë nuk i ka të qarta dhe nuk di të na i thotë. “Nuk e di as vetë pse e bëra. Në fakt, nuk doja dhe nuk kisha ndërmend ta qëlloja policin. Ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend. Por në një moment, ashtu ma dha truri. Nuk e di pse e bëra”, shprehet 20-vjeçari Lleshaj për “Panorama”. Më pas përmend edhe Italinë, ku mesa duket ka realizuar vjedhje, por nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

“Isha mësuar në Itali. Atje e kisha më të lehtë. Nuk më ndaloi asnjë polic asnjëherë. Këtu, pas asaj që bëra në Laç, më rrethuan”, shprehet Aldi Lleshaj. Ai e ka marrë tashmë masën e sigurisë nga Gjykata dhe pasi të përfundojë mjekimin, do të transferohet në paraburgim, ku do të qëndrojë pa ndonjë afat të përcaktuar. Megjithatë, deri atëherë, 20-vjeçari si qeli do të ketë një prej dhomave të Spitalit të Traumës.

MASA E SIGURISË

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit është zhvilluar në spital. Prokurori i çështjes, Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg” për të riun Aldi Lleshaj, i akuzuar se qëlloi me armë punonjësin e policisë pas grabitjes së një makine në zonën e Lezhës, katër ditë më parë.

Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj 20-vjeçarit është dorëzuar dy ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa seanca është mbajtur në spital, pasi i akuzuari është i plagosur. Autori i akuzuar për ngjarjen është shprehur i penduar për krimin.

Ai ka pretenduar se ka qëlluar nga frika dhe me shpresën që policia të tërhiqej dhe mos ta ndiqte më tej, pasi kishte për qëllim të largohej bashkë me automjetin luksoz që kishte grabitur.

Sipas akuzës, mëngjesin e datës 22 dhjetor, në qendër të Laçit, nën kërcënimin e armës, ka zbritur nga makina e llojit “Porsche” pronarin e saj, duke ia grabitur mjetin. Pronari njoftoi policinë, që më pas rrethoi autorin, i cili qëlloi me armë dhe plagosi një oficer, por mbeti edhe vetë i plagosur.

Gjatë marrjes në pyetje, para seancës për masën e sigurisë ndaj tij, Aldi Lleshaj ka shprehur pendesë për sulmin me armë ndaj policisë. Gjatë deklarimeve para grupit të hetimit në spital, 20-vjeçari ka pretenduar se ishte i trembur dhe nuk kishte si qëllim të vriste efektivët e Policisë.

ma.me

Next Post
“Dhuratë” për ditëlindje të dashurës: Plagosje me thikë dhe hunda me gjak. Burg për shqiptarin në Gjermani

Paratë e pista, Byroja e Hetimit merr në dorë dosjet e nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In