• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosi policin dhe u fsheh 8 orë në ish-repartin ushtarak, prangoset 60-vjeçari

by A R
16/08/2023 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 8 orësh kërkime, policia ka arrestuar 60-vjeçarin në fshatin Pilur të Himarës, i cili goditi mbrëmjen e djeshme me thikë një inspektor policie. Mësohet se autori i plagosjes së rëndë ishte fshehur në ambientet e një ish-reparti ushtarak. Veç tij, në pranga është vënë dhe 39 vjeçari me inicialet A.P për moskallëzim krimi.

“Plagosi rëndë me mjet prerës, punonjësin e Policisë, i cili ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, pas 8 orësh ndjekje nga Policia, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ku mbeti i plagosur rëndë me mjet prerës një punonjës policie 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, shërbimet e Komisariatit  të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Th. M., për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thotë policia.

Kujtojmë se inspektori i zonës së Lukovës u godit me thikë, teksa përpiqej të zbuste konfliktin mes 60-vjeçarit me një person tjetër. Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

/a.r

Next Post
Përmeti destinacion turistik, kryebashkiakja: Mbi 80 mijë vizitorë vendas e të huaj

Përmeti destinacion turistik, kryebashkiakja: Mbi 80 mijë vizitorë vendas e të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëni reformat për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Bëni reformat për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com