• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plagosi me armë zjarri kryeministrin sllovak Fico, autori dënohet me 21 vite burg/ Dëshmia në gjyq: Nuk doja ta vrisja

by Os De
21/10/2025 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në Sllovaki ka dënuar me 21 vjet burg të akuzuarin për tentativë vrasjeje ndaj kryeministrit populist Robert Fico, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar. 

Ai u shpall fajtor për sulm terrorist nga Gjykata Penale e Specializuar në qytetin Banská Bystrica. Juraj Cintula, 72 vjeç, ishte akuzuar se kishte qëlluar ndaj Ficos më 15 maj 2024, ndërsa kryeministri po përshëndeste mbështetësit pas një mbledhjeje të qeverisë në qytetin Handlová, rreth 140 kilometra në verilindje të Bratislavës. 

Pas sulmit, Cintula u arrestua menjëherë dhe u mbajt në paraburgim. Gjatë marrjeve në pyetje, ai kishte mohuar se ishte terrorist.

Fico u qëllua në bark dhe u transportua urgjentisht në spitalin e Banská Bystricës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pesëorëshe, e ndjekur dy ditë më vonë nga një tjetër operacion dyorësh. Sot ai është plotësisht i shëruar. 

Cintula ka deklaruar se veprimi i tij ishte motivuar nga mospajtimi me politikat e qeverisë. Ai refuzoi të dëshmonte në sallë, por konfirmoi se deklaratat e dhëna më parë ndaj hetuesve për motivin e tij mbeten të vlefshme. Në tekstin e dëshmisë së tij, të lexuar në gjykatë nga një prokuror, Cintula tha se ishte kundër disa vendimeve të qeverisë Fico, përfshirë mbylljen e zyrës speciale antikorrupsion, ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën dhe qëndrimin e qeverisë ndaj çështjeve kulturore. 

“Vendosa ta plagos kryeministrin, por nuk kisha qëllim të vrisja askënd”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ishte lehtësuar kur mori vesh se Fico kishte mbijetuar. Fillimisht, Cintula ishte akuzuar për tentativë vrasjeje, por prokuroria e zëvendësoi akuzën me atë të sulmit terrorist, duke u bazuar në prova të reja, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme. 

Në fillim, autoritetet e kishin cilësuar ngjarjen si një sulm politikisht të motivuar, të kryer nga një “ujk i vetmuar”, por më pas u përfol se një person i tretë mund të ketë ndihmuar atentatorin. 

Fico, i cili nuk ishte i pranishëm në proces, ka deklaruar se nuk ndien urrejtje ndaj agresorit të tij, se e ka falur dhe se nuk dëshiron të ndërmarrë veprime ligjore kundër tij. Figura gjithmonë përçarëse në Sllovaki dhe jashtë saj, Fico është rikthyer në pushtet për herë të katërt pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, duke bërë fushatë me një mesazh pro-rus dhe anti-amerikan. 

Kritikët e akuzojnë atë për braktisjen e linjës pro-perëndimore të Sllovakisë dhe për ndjekjen e shembullit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Mijëra qytetarë kanë protestuar në Bratislavë dhe në qytete të tjera sllovake kundër qëndrimit pro-rus të Ficos dhe politikave të tij qeveritare. 

Next Post
Çështja u pushua nga SPAK, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes

Çështja u pushua nga SPAK, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In