Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për efektivin e policisë Kleant Musabelliu,i cili plagosi me armë zjarri biznesmenin Pëllumb Gjoka para dy netësh në kryeqytet.
Kleant Musabelliu qëlloi me armën e shërbimit biznesmenin pas një debati që nisi për një konflikt të fëmijëve në shkollë.
Pas ngjarjes, polici tentoi të largohet, por u arrestua, ndërsa u firmos edhe pezullimi nga detyra.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Pazarit të Ri, ndërkohë biznesmeni Pëllumb Gjoka është jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria ka depozituar sot kërkesën për masën e sigurisë, ndërsa vendimi i gjykatës do të jepet ditën e premte në orën 10:15.
a.ç