• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz/ Gjendet pistoleta e 17-vjeçarit, i mituri në burg pasi…!

by Java News
13/02/2023 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kurbinit ka arritur të gjejë armën e zjarrit me të cilën 17-vjeçari ka plagosur në këmbë një 15-vjeçar në gjimnazin e Kurbinit pas një sherri mes të dyve.

Bëhet me dije se arma e përdorur nga adoleshenti, i cili u kap disa orë më parë, ishte hedhur nga ky i fundit në një parcelë toke në tentativë për ta fshehur.

Sakaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.

Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./m.j

Next Post
“Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë”/ Sipas Kiara Titos, ky është ndryshimi mes Butrintit e Luizit në një lidhje: Më bën të ndjehem femër

"Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë"/ Sipas Kiara Titos, ky është ndryshimi mes Butrintit e Luizit në një lidhje: Më bën të ndjehem femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com