Policia në qytetin e Nju Jorkut ka arrestuar një person të dyshuar qëlloi 10 udhëtarë në një sulm që ndodhi në orar piku një stacion metroje në Bruklin. Frank James, 62 vjeç, u cilësua për herë të parë nga policia si “person me interes” të martën, duke nisur një gjueti masive.
Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për rastin ku 23 persona mbetën të plagosur, 10 prej të cilëve me plagë plumbi. Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën në mëngjes.
g.kosovari