Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një 22-vjeçar është plagosur te pishinat e kompleksit Dubai.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur nga një sherr momental. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja s’ka lidhje me zgjedhjet.
Njoftimi i policise
Informacion Paraprak Më datë 25.06.2017, ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th, 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër. Shtetasi R. Th, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu sqarojm se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.
a.ç











