Një person është plagosur me armë të ftohta, paraditen e së martës, në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.
I plagosuri është shtetasi G. Marku. Ai është qëlluar disa herë me thikë pas konfliktit me disa persona.
Pas përplasjes, Marku është shoqëruar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie për të nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe policia është vënë në kërkim të tyre.









