Një 46-vjeçar është plagosur me thikë në Elbasan, ndërsa në pranga është vënë autori, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mpreht (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, sqaron policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
g.kosovari